Zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës, gjatë javës që lamë pas, kanë qëndruar në Holandë për të negociuar lokacionin e vendosjes së Dhomave të Posaçme të Gjykatës Speciale. Muaj më parë është propozuar që Selia e Gjykatës do të jetë në Prishtinë, derisa zyra kryesore në të cilën do të duhej të intervistoheshin dëshmitarët e mbrojtur të jetë në Hagë.
Siç njoftohet Koha.net, gjatë kësaj vizite, grupet punuese nga ZKM dhe MPJ kanë arritur marrëveshjen. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, pritet që e njëjta t’i shkojë Qeverisë për procedim të mëtejmë në Kuvend, ku edhe pritet miratimi i marrëveshjes në fjalë.