“Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Presidentes është kompetencë e gjykatave kompetente, jo e misioneve që të japin deklarata e konkluzioneve të tilla. Legjislacioni në fuqi parasheh që Presidentja është autoriteti për të emëruar kryesuesen e KQZ-së sikurse edhe për ndërprerjen e mandatit të saj. Pra Presidentja është autoriteti emërues, shkarkues dhe ajo që bënë vlerësimin e integritetit të KQZ-së. Vendimi për shkarkimin e kryetares së KQZ-së ka qenë në përputhje të plot me ligjin, me Kushtetutën dhe ushtrim i qartë i kompetencave për të mbrojtur integritetin e atij institucioni”, tha ajo.
Osmani ka vlerësuar kryesuesit e ri të KQZ-së dhe sipas saj kjo u pa në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Rezultati po shihet që tashmë është pozitiv me një udhëheqje profesionale dhe apolitike. Si rrjedhojë KQZ tashmë nuk është temë në favor të agjendave politike por është duke u vlerësuar me notat më të larta për performancën e tyre si nga misionet ndërkombëtare po ashtu edhe nga vëzhguesit vendor”.
Presidentja thotë se nuk mërzitet nëse dikush e dërgon në kushtetuese shkarkimin e Dakës.
“Për fund mua askush nuk mund të më spraps me kërcënime për të më dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Sa për mua le të më dërgojnë çdo javë nga një rast, por si presidente do të mbetem e përkushtuar në respektim të Kushtetutës”, deklaroi ndër të tjera Vjosa Osmani.
Këshilltari për Sigurinë i kreut të PD, Xhemal Gjunkshi, homazhe për ushtarët britanikë, vendos kurorë me lule në Varrezat Përkujtimore
Këshilltari për Sigurinë i kryetarit të PD-së Lulzim Basha, Xhemal Gjunkshi ka mbajtur sot homazhe për ushtarët britanikë që prehen në Varrezat Përkujtimore në Parkun e Tiranës.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Gjunkshi, theksoi se kishte marrë pjesë në emër të Bashës në këtë ceremoni.
“Ishte kënaqësi për mua të merrja pjesë sot, në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Z Lulzim Basha, në ceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë SH.T.Z Alastair King-Smith dhe Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, në nderim të Rreshterit të rezistencës antifashiste në Shqipëri, Peter Tëiddy të Forcave Ajrore Mbretërore, dhe të vendosja kurorën me lule në Varrezat Përkujtimore në Parkun e Tiranës në nderim të ushtarëve Britanikë.”, shkruan Gjunkshi.