• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Kosa’ e Vetingut zbret në nivelet e ulëta, Dritan Gina kryeson listën me emra

by A R
18/11/2019 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Pas verifikimit të trefishtë për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, krerëve të të gjitha gjykatave dhe prokurorive, kandidatëve për t’u bërë pjesë e organeve të reja të drejtësisë dhe një pjesa të magjistratëve të Apelit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përzgjedhur një listë me emrat e 48 gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkallës së parë, për t’ju nënshtruar verifikimit.

Në krye të listës është përzgjedhur përmes shortit prokurori i Tiranës Dritan Gina, bashkëshorti i ish-drejtueses së Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi. Zonja Gashi, e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme, është shkarkuar disa javë më parë nga detyra me vendim të dy shkallëve të Vetingut, për shkak të mosjustifkimit të pasurisë.

Në prill të këtij viti, Shqiptarja.com dhe Report Tv, publikuan një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive.

“…Pas verifikimeve të kryera për znj. Rovena Gashi, rezulton se, nuk disponohen të dhëna. …Ndërsa për bashkëshortin e Rovena Gashit, shtetasin Dritan Gina, me detyrë (në atë kohë) drejtues pranë PRGJ Elbasan (gjithashtu subjekt rivlerësimi), disponohen të dhëna për përfshirje në veprime të kundërligjshme, shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të prokurorit…”, thuhet në raportin e DSIK.

Mbetet për t’u parë nëse do të pranohet apo hidhet poshtë si i pabazuar në prova ky raport nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kur të shqyrtojë dosjen e Ginës. Ndërkaq, Gina dhe Rovena Gashi, duke qenë çift bashkëshortësh, kanë deklaruar të njëjtën pasuri, e cila është konsideruar nga KPK dhe më pas nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit si e paligjshme. Çifti i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë përfshirë në një kurs përplasjesh me kryeprokuroren e përkohshme, Arta Markun, ndërsa disa javë më parë, edhe motra e Rovena Gashit, gjyqtare në Durrës, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Pjesë e listës të përzgjedhur me short për t’ju nënshtruar Vetingut, është edhe gjyqtari i Vlorës, Ken Dhima, një emër i njohur në drejtësi. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, së datës 7.05.2018, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima. Sipas ministres gjyqtari Ken Dhima ka konsumuar shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

I thirrur për të dhënë sqarime në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për këto shkelje, gjyqtari Ken Dhima ka sulmuar procesin e Vetingut dhe reformën në drejtësi, duke i konsideruar si një vepër e George Soros, filantropistit që turbullon herë pas herë ujërat e politikës shqiptare. Sipas tij Sorosi është një rrjetë e zezë që ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë. gjyqtari Ken Dhima ka befasuar anëtarët e KLD, duke e quajtur Vetingun ‘Sorosian”. Kërkesa për shkarkim u hodh poshtë nga KLD, i cili në atë kohë kryesohej nga Ilir Meta.

Lista e re me emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut

Dritan Gina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Bledar Maksuti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Agron Gjana Prokuroria e e Rrethit Gjyqësor Durrës

Bledar Bejko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Drini Pali Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Rabiana Halili (Shehu) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Saimir Smaka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Dritan Marku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Natasha Shallapi (Prifti) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Artan Hazbi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Binas Nina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Elmira Tafani (Çabej) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Alfred Shehu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Sali Hasa Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Lorenc Mërkuri Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Julian Çafka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Spartak Çoçoli Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Tasim Puci Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat

Silvana Pani Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet

Bujar Memia Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë

Ketra Bajrami Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Nevrie Duka (Halo) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Enkeleda Doda Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Arben Dosti Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Mirela Iliopulli (Kore) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Pëllumb Vehbi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Kostika Çobanaqi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

Matilda Llangozi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

Durim Hasa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

Saemira Hila Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Ali Koleci Gjykata e Rrethit Gjyësor Mat

Rexhep Karaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat

Enkeleda Qorri (Kapidani) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Tomorr Kullolli Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Bujar Musta Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Atalanta Zeqiraj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Albert Spiro  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Igerta Hysi (Bengu) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

Rezarta Balliu (Vigani) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Niko Rapi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Ahmet Metaliaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Marinela Osmani (Nuni) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Besjana Garxenaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

Dhurata Bilo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

Petraq Dhimitri (Koço) Gjykata e Apelit Durrës

Elidon Papazisi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër

Ken Dhima Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë

Arbena Ahmeti Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

/Shqiptarja.com

Next Post
Lul, revolucioni bëhet me Volter, jo me variant Tenardjeje!

Ku dhe pse duhet ndërtuar Përmendorja e Gabit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In