• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korsitë e biçikletave/ Veliaj flet për BBC: Në 5 muaj po bëjmë atë që disa qyteteve u janë dashur 50 vjet

by Ardit Rada
13/05/2020 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trendi më i ri në Kryeqytet, shtimi i korsive të biçikletave, e shoqëruar edhe me rritjen e kërkesës për blerjen e tyre në treg, ka tërhequr vëmendjen e gjigantit mediatik BBC, i cili dje pasdite zhvilloi një intervistë me kryebashkiakun Erion Veliaj, për këtë çështje.

BBC World News e ka renditur Tiranën mes Nju Jorkut, Parisit dhe Milanos, tre qytete të cilat gjatë pandemisë së koronavirusit kanë zgjedhur të shtojnë korsitë e biçikletave, si mënyra më e sigurt për të lëvizur në qytet.

Më poshtë gjeni të zbardhur intervistën e plotë:

Gazetarja: Gjatë pandemisë së koronavirusit, shumë qytete kanë krijuar korsi të reja për biçikletat. Disa për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, e disa për të bërë ndryshime domethënëse. Nju Jorku ka shtuar 65 km korsi biçikletash në qytet. Në Paris janë ndërtuar 650 km korsi. Milano ka shtuar 35 km korsi biçikletash, duke inkurajuar përdoruesit e biçikletave. Ndërsa, në kryeqytetin shqiptar, Tirana, ku qytetarët nuk kanë pasur mundësi të ngasin makinën për shkak të situatës me koronavirusin, janë ndërtuar 4 km korsi të reja biçikletash.
Le të lidhemi tani me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj. Faleminderit që na u bashkuat. Pra, shtimi i korsive të biçikletave është lajmi pozitiv i kësaj krize shëndetësore?

Veliaj: Faleminderit për ftesën. Është vërtet diçka fantastike! Kur po vija në zyrë, mësova se të gjitha dyqanet e biçikletave në qytet kanë deklaruar rritje të shitjeve të biçikletave dhe ky është një lajm fantastik, pasi është diçka që nuk e kemi dëgjuar më parë. Në vitet ‘90 ne njiheshim si Koreja e Veriut e Evropës, kur të gjithë lëviznim me biçikletë apo në këmbë. Më pas, me ardhjen e demokracisë dhe të kapitalizmit, shqiptarët shkuan në vendet fqinje dhe ato evropiane, si Anglia apo Gjermania, dhe sollën makina luksoze, si Ranger Rover apo Mercedes, më shumë si një trofe sesa si një mjet transporti për nga A-ja te B-ja. Për një kohë të gjatë kemi llogaritur se në një qytet me 1 milion banorë, çdo ditë qarkullojnë 800 mijë makina, të cilat pjesa më e madhe e qytetarëve i përdorin për të lëvizur më pak se një kilometër, për të shkuar në dyqan, te berberi, në kafe apo për të blerë bukë. Por, kriza e pandemisë mendoj se na dha një mundësi të madhe pasi, ndërsa makinat u parkuan, u kthyem te biçikletat. Jo për të kopjuar komunizmin, por na bëri të kujtojmë se gjenerata e prindërve tanë e ka ndjekur këtë mënyrë të lëvizjes në qytet.

Gazetarja: Mendoni se kjo është diçka afatshkurtër, e momentit apo e shihni si ndryshim afatgjatë?

Veliaj: Ne i quajmë “pop-up lanes”, por ato do të jenë aty përgjithmonë. Arsyeja pse e quajmë kështu është sepse i krijojmë shpejt dhe me infrastrukturë bazike. Sigurisht, dëgjojmë edhe nga këto legjendat urbane se ne nuk jemi Kopenhageni, nuk jemi Amsterdami… por, as Kopenhageni dhe as Amsterdami nuk kanë qenë kështu 50 vjet më parë, kur filluan këto lëvizje. Tani pyetja është: a mund ta bëjmë në 5 muaj atë që disa prej qyteteve e kanë bërë për 50 vjet?

Gazetarja: Është e qartë se shqiptarët e kanë përqafuar këtë nismë sepse siç e thatë edhe ju, shumica e biçikletave janë shitur…

Veliaj: Mendoj se magjia nisi me fëmijët. Shiko, njerëzit janë gjithmonë dyshues ndaj politikanëve, madje edhe unë jam dyshues për politikanët, por nuk mund të jesh dyshues për fëmijën tënd. Ndaj, të parët, ata që ne i quajmë si “speciet treguese”, njësoj si me ligjet e natyrës, speciet e para që na konfirmuan habitatin për çështjen tonë ishin fëmijët. Në natyrë mund të jetë një zog, në bregdetin shqiptar për shembull speciet treguese janë flamingot, por në qytetin tonë, në habitatin urban, kur fëmijët morën biçikletat, tërhoqën edhe prindërit e tyre sepse edhe ata duhet të blejnë biçikletë që të ndjekin fëmijët. Prandaj, ka qenë diçka fantastike. Krejt papritur këta avokatë, të cilët nuk janë taksapagues, nuk janë votues, që nuk kanë dogma apo lidhje me të kaluarën, të quajtur fëmijë, praktikisht janë duke udhëhequr këtë revolucion. Ne shpeshherë e themi me shaka se infrastruktura më e madhe për të ndryshuar një qytet është 10 centimetra: nga këtu deri këtu.

Gazetarja: Nëse mund t’ju pyes, po ju a keni pedaluar me biçikletë këto kohë në qytet?

Veliaj: Po patjetër dhe është shumë qejf. Kur kryeministri na fton për një takim apo kur kemi ndonjë event të gjithë i biem rreth e rrotull qendrës, sepse e kemi bërë të gjithën hapësirë pedonaleje, ndërkohë ti ndihesh mirë që je i pari në takim sepse me biçikletë të merr vetëm 2 minuta kohë.

/e.rr

Next Post
Maska, doreza dhe matje temperature/ ‘Prapaskenat’ e takimit për Reformën Zgjedhore, reagon edhe OSBE

Maska, doreza dhe matje temperature/ ‘Prapaskenat’ e takimit për Reformën Zgjedhore, reagon edhe OSBE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In