• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsionin nuk e sollën qeveritarët, por e gjetën midis nesh

by Spartak Ngjela
17/01/2017 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Korrupsionin gjigant që përjetohet sot në Shqipëri, e solli kjo lukuni abuzuesish si kryeministra, ministra, e drejtorë në këta 25 vjetët e fundit, apo këta e gjetën këtë këtu midis nesh?
Përgjigjia më e shpejtë dhe më e saktë është kjo:
Këta e gjetën këtu midis nesh…

l.
Në diktaturën komuniste të tipit hoxhist në Shqipëri vetëm 10 përqind e popullsisë nuk e pranoi degradimin moral në funksion të shtetit. Degradimi moral i një shoqërie e merr formën sipas kohës, sepse ai përshtatet si imoralitet ndaj çdo kohe, mjafton të ketë përfitim.
Nga filloi dhe si qëndroi në këmbë makabriteti hoxhist në Shqipëri?
Së pari, terrori dhe, së dyti, deformimi i mendimit individual nëpërmjet imponimit të mendimit shtetëror, ishin dy pilastrat e tiranisë Hoxha. Frika deformoi mendimin: shqiptarët nuk kishin të drejtë të mendonin mëvetësisht. Këtu nisi raporti i zhdrejtë midis fjalës dhe mendimit. Të gjithë ishin të detyruar që të mendonin ndryshe e të flisnin ndryshe, domethënë njëlloj si propaganda shtetërore: të gënjenin. Të gjithë gënjenin por askush nuk besonte, dhe gjendjen e mbante politikisht terrori shtetëror.
Në fakt, shoqëria shqiptate që krijoi hoxhixmi në dyzet vjetët e sundimit të tij ishte një brez i vjetër pa karakter që gënjentë gjithë ditën, dhe një brez i ri pa eksperiencë i cili e merrte si të vërtetë gënjeshtrën e regjimit që llomotitej nga të gjithë.
Varfëria ishte gjithashtu ekstreme, në një kohë që komunizmi shqiptar ishte frikë, mendim i imponuar dhe varfëri ekstreme e cila fshehej mes terrorit dhe gënjeshtrës. Të gjithë, ose gënjenin, ose heshtnin; por të gjithë duhej të festonin.
Shkrimtari nobelist francez, Andre Zhid (André Gide), e krijoji distinktivin e komunizmit me tre F, që ishin germat e para të tre fjalëve: fame, feste forche (uri, festë, litar) – FFF.
Ky distinktiv i Ande Zhidit ishte një gjetje brilante të cilën mund ta kuptojnë qartë vetëm ata që kanë jetuar në komunizëm, e sidomos në komunizmin stalinian dhe atë hoxhian.

ll.
Të tria F-të e komunizmit shqiptar ishin duke u venitur “porsi shelgu buzë moçalit” në Shqipëri në fund të vitit 1980; dhe me e çuditshmja është se, pikërisht në këtë kohë, gardienët më të ethshëm të tre F- ve, erdhën dhe formuan në Tiranë Partinë Demokratike si opozitë kundër tre F – ve. Kurse koha e tregoi se, pikërisht pse vinin nga tre F -të e komunizmit hoxhisto-punist, ata erdhën dhe iu përshtatën me të njëjtin imoralitet një kohe tjetër – domerhënë kapitalizmit.
Këta komunistë të ndryshuar tani, brenda një apo tre netëve, erdhën dhe në dy apo tre vjet, pasi morën pushtetin në vitin 1992, krijuan distinktivin e pushtetit të sistemit të tyre korrutiv që vjen deri në ditët e sotme; distinktiv ky i cili mund të përcaktohet: VPV (vjedhje pushtet vjedhje).
Kur demokratët punistë ngitën dy gishta në vitin 1991, shqiptarët menduan se këta po thoshin, fitore; kurse ata në fakt paskëshin thënë :vjedhje, e cila, ashtu siç u formua, erdhi dhe u bë morali i çdo qeverie që u vendos më pas në pushtet në Shqipëri, deri në ditët e sotme.
Por kjo vjedhje tani, gjatë gjashtëmbëdhjetë vjetëve të shekullit të ri, është bërë e përgjithshme, sepse ka marrë karakter universal.
Administratorët e shtetit vjedhin për t’u pasuruar, punë ska, dhe populli është i varfër deri në ekstrem, sepse korrupsioni aktual tani është bërë moraliteti i kohës, dhe të gjithë mendojnë të gjejnë mundësinë që të pasurohen nëpërmjet tij. Por ama, dy janë mundësitë “çudibërëse” të korrupsionit aktual, dhe ato gjenden në administratën e lartë shtetërore dhe në drejtësi (prokurori dhe gjykatë).
Pas një analize të tillë, menjlherë e kupton se, gjithçka në këta njëzet e pesë vjetët e fundit në Shqipëri, ka ecur tërësisht sipas moralit hoxhist: “gënje për çdo gjë që të dëmton pushtetin dhe përfito nga korrupsioni”. Ndryshimi me regjimin tiranik komunist qëndron në faktin se, nëse hordhitë tiranike hoxhiste siguronin mirëqenien e tyre individuale me anë të pushtetit politik të cilin e mbanin me terror dhe burgje; hordhitë e korrupsionit të sotlm e mbajnë pushtetin politik duke vjedhur popullin që pastaj, me paratë e vjedhura, të fitojnë pseudo zgjedhjet politike një herë në katër vjet – domethënë pushtetin politik. Nga e gjithë kjo kuptohet se korrupsionin nuk e sollën pushtetarët e rinj që erdhën në pushtet në vitin 1992, ata e gjetën atë midis nesh.
Po pushteti gjyqësor a ka ngjashmëri me pushtetin gjyqësor tiranik hoxhist? Po, ka një ngjashmëri identike: gjyqtarët dhe prokurorët e tiranisë hoxhiste siguronin mirëqenien e tyre duke legalizuar terrorin shtetëror në funksion të pushtetit politik; kurse korrupsioni i sotëm në drejtësi siguron pushtetin vjedhës politik me mosndëshkim dhe pastaj, vetë pushteti politik i jep mundësinë pushtetit gjyqësor që ky, mirëqenien e tij të lartë, ta sigurojë duke shitur drejtësinë.
Ja ky është laku mbytës që po asfikson shoqërinë shqiptare sot.

lll.
E gjithë kjo na tregon qartë se shoqëria shqiptare sot jeton në të njëjtën kohë, në kohën hoxhiste që mendon se e ka flakur tej, sepse nuk ka rëndësi fare mënyra sesi abuzohet prej pushtetarëve dhe gjyqtarëve: dje ma anë të terrorit; dhe sot me anë të korrupsionit. Prandaj, pyetja që ngrihet është kjo: ku vajtëm? Dhe përgjigja është: asgjëkundi – sepse kuptohet që shoqëria shqiptare nuk ka ecur realisht drejt lirisë, por vetëm është zhvendosur nga FFF ( uri, festë, litar), në VPV ( vjedhje, pushtet, vjedhje )
Ja, ështe pikërisht shkallmimi me ligj dhe drejtësi i VPV -së aktuale, ajo që amerikanët dhe gjermanët i kanë paraqitur shqiptarëve si Reformë në Drejtësi; e cila sapo ka filluar të implementohet konkretisht, pavarësisht nga pengesat absurde që i bëri korrupsioni deputeto-gjyqtar për një vit rresht.
Në fakt, Reforma në në Drejtësi do të bëjë të mundur që shoqëria shqiptare të kalojë realisht nga gënjeshtra korruptive, në zhvillim me anë të ligjit dhe drejtësisë: domethënë në shkallmimin përfundimtar të trinomit: vjedhje, pushtet, vjedhje.
Dhe kjo reformë që tani ka filluar, nuk mund të ndalet nga askush. Vonesa e imponuar nga një gjykatë mesjetare është e gjitha në dëm të korrupsionit që e pengon. Të gjithë të korruptuarit e distinktivit VPV, jo vetëm që do të ndëshkohen, por me anë të një hetimi profesional që do të drejtohet nga ekspertë amerikanë dhe gjermanë, apo europiano-perëndimorë, do të dorëzojnë te gjithë vjedhjen që u kanë bërë shqiptarëve në 25 vjet: si pronë e paluajtshme dhe si para. Të gjitha!
A do të vijë pas kësaj zhvillimi modern i shoqërisë shqiptare dhe a do t’u kthehet shqiptarëve atdheu i grabitur nga pushtetarët e korruptuar në njëqind vjet rresht? Sigurisht që po.

Next Post
DETAJET+ FOTO/ Atentati dje në Shkodër, tre në pranga mes tyre dhe i plagosuri

DETAJET+ FOTO/ Atentati dje në Shkodër, tre në pranga mes tyre dhe i plagosuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In