Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka reaguar pas denoncimit të emisionit investigativ “Fiks Fare”, ku punonjësit e kolaudimit në Lushnje merrnin para për të kaluar mjete problematike.
Ministri Dervishaj, pasi u njoh me videon e transmetuar dje, i ka kërkuar kompanisë konçesionare SGS, që të largoje menjëherë nga puna punonjësit e përfshirë në video.
“Përveç shkarkimit i bëj thirrje kompanisë ti kallëzoje penalisht këta punonjës, ngjarje të tilla janë të patolerueshme”, tha Dervishaj./a.m.