Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini është marrë në pyetje nga Prokuroria e Kavajës për abuzim me pronat në bregdet. Organi i akuzes ka nisur një hetim për tetë persona, mes tyre edhe kryebashkiaku Nuredini.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur bllokimin e pasaportës si dhe detyrim paraqitje për kryebashkiakun. Beqir Nuredini u zgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinë si përfaqësues i PDIU, nën siglën e koalicionit ASHE në zgjedhjet lokale të vitit 2015.
ma.me