Videopërgjimet janë kthyer në një metodë të zakonshme dhe mjaft të shpeshtë për denoncimin e aferave korruptive dhe shpërdorimit të deyrës në radhët e zyrtarëve të administratës.
Pikërisht këtë formë denoncimi ka marrë përsipër të analizojë emisioni “Opinion” në TV Klan.
Fokusi i diskutimit është analizimi i bazës ligjore, për rrethanat në të cilat kryhen regjistrimet, kufiri midis privates dhe interesit publik.
Ajo që bie në sy sipas gazetarëve është fakti se qytetarët kanë rritur ndërgjegjësimin duke u vënë në qendër të denoncimeve.
Drejtuesi i emisionit investigativ “Stop” Saimir Kodra deklaroi se “videot e transmetuara nga ky program, janë të denoncuara nga vetë qytetarët, të cilët kanë paraqitur shqetësimet e tyre ndaj abuzimeve të personave që janë regjistruar.
Por, për juristen Eni Çobani duhet bërë kujdes për mënyrën se si realizohen këto përgjime. Sipas Çobanit duhet bërë kujdes për të mos shkelur ligjin duke cënuar privatësinë.
“Kush përgjon në mënyrë të paligjshme përbën kundravajtje dhe dënohet me dy vite burg”, tha Eni Çobani.