• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Si përgjigjet Rama

by A R
30/07/2025 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur gjerësisht te lufta kundër korrupsionit një nga temat më të ndjeshme dhe më të diskutuara në skenën politike dhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët e qeverisë së tij, Rama ka pranuar se ka individë të përfshirë, por ka theksuar se qeveria ka ndërmarrë reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë, të cilat, sipas tij, nuk kanë ndodhur që prej vitit 1912. Ai është shprehur se nuk ka mburojë për askënd, ndërsa theksoi se mbështetja ndaj institucioneve të reja të drejtësisë është e pakushtëzuar.

Rama tha se lufta kundër korrupsionit është një nga garancitë kryesore që Shqipëria ofron në procesin e integrimit evropian, dhe se kjo përpjekje është vlerësuar edhe nga vetë Bashkimi Evropian. Duke iu referuar rasteve të arrestimeve brenda radhëve të qeverisë apo administratës publike, kryeministri u shpreh se reagimi i qeverisë ka qenë “radikal dhe i pashoq në historinë e Shqipërisë”, duke e konsideruar këtë një dëshmi konkrete të seriozitetit të angazhimit të mazhorancës në luftën kundër korrupsionit.

ZEITmagazin: A është i përhapur korrupsioni në qeverinë tuaj?

Rama: Ka individë të përfshirë, por ne kemi bërë reforma të thella në drejtësi që nuk kanë ndodhur që prej 1912. Nuk jemi mburojë për askënd, por mbështetje për drejtësinë.

ZEITmagazin: A është korrupsioni pengesë për anëtarësimin në BE?

Rama: Lufta jonë kundër korrupsionit është garancia jonë për integrim, dhe BE e ka vlerësuar këtë.

Në intervistën për ZEITmagazin, Rama foli gjithashtu për raportin me median, akuzat e opozitës, çështjet personale, si dhe vendimin për ndalimin e përkohshëm të platformës TikTok për arsye sigurie.

ZEITmagazin: Si i përballoni sulmet personale dhe akuzat e opozitës?

Rama: Janë gënjeshtra që kanë dëmtuar shumë familjen time. Por, jam mësuar.

ZEITmagazin: A të pëlqejnë gazetarët?

Rama: Respektoj gazetarinë e pavarur, por jo të gjithë gazetarët. Kam qenë vetë gazetar dhe e di rëndësinë e tyre. Por disa më shohin vetëm si njeri me pushtet, jo argumentet e mia.

ZEITmagazin: Ju keni përjashtuar disa gazetarë nga konferencat. Pse?

Rama: Vetëm kur dikush merr peng konferencën me fjalim të pafundme.

ZEITmagazin: Një gazetareje ju ka akuzuar për sjellje të papërshtatshme nga ju.

Rama: Ka qenë konflikt, por ajo thotë se Rama ka krijuar diktaturë ekonomike dhe favorizon krimin.

ZEITmagazin: Po arrestimet e korrupsionit në radhët tuaja?

Rama: Është normale që ka raste, por reagimi ynë është radikal dhe i pashoq në historinë e Shqipërisë.

ZEITmagazin: Si e shpjegoni marrëdhënien tuaja me kritikun Fatos Lubonja?

Rama: Ishim miq, por politika na ndau. Ai më konsideron tradhtar, unë e respektoj dhe më dhimbset.

ZEITmagazin: Cili është më i madhi gabim që keni bërë?

Rama: Do t’ua them kur të largohem nga detyra.

ZEITmagazin: Pse ndaluat përdorimin e TikTok përkohësisht?

Rama: Për sigurinë e fëmijëve, që prindërit të kenë kontroll mbi përmbajtjen.

ZEITmagazin: Reagimi i prindërve?

Rama: 95% e mbështetën ndalimin dhe shumë prej tyre duan të ndalohet e gjithë media sociale.

Next Post
“Drejt fitores historike”, Rama flet pas 11 Majit për ‘Corriere della Sera’: Ja ç’më shkroi ‘motra’ Meloni!

“A keni marrë ndonjëherë drogë?”/ Rama: Opozita më ka akuzuar se jam edhe përdhunues, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In