• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta

by A R
30/05/2024 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tritan Kalo

Ndoqa me kërshëri debatin e sotëm në PARLA-PA-MENTIN e Shqipërisë së këndej Drinit në lidhje me aprovimin e një Rezolute kundër Korrupsionit.

Si qytetar observues i kujdesshëm i gjithshkaje që ndodh në vëndin tim, ani pse i vendosur prej 8.09.2023 pas daljes në pension më 18.07.2023 në Victoria, BC, Canada, më bënë çudi disa elementë të këtij debati:

1- Të ngulmosh shurdhazi dhe verbërisht si Mazhorancë qeverisëse “të rifitosh virgjërinë e luftës kundër korrupsionit”, 11 vite pasi shqiptarët të besuan 1.000.000 vota/shuplaka pikërisht për të goditur këtë gurë-themeli të së keqes në Shqipërinë e këndej Drinit sikundër është korrupsioni, më e pakta që mundet të thuhet është thjesht një HIPOKRIZI apo DEMAGOGJI, nëmos të dyja njëkohësisht;

2- Të harosh se ke në burg ose në ndjekje penale duke filluar që nga nr. 2 i qeverisë e shumë të tjerë poshtë tij, don të thotë se asnjëri prej tyre nuku “ti kanë ngrënë kumbullat ose dardhat pas shpinës tënde”, por me dijeninë tënde të plotë si KM/Skënderbeu i kohës sepse ishin përzgjedhja tënde për këto poste e detyra;

3- KORRUPSIONI nuku luftohet me Rezoluta, por me përpjekje të përminutëshme si për parandalimin po ashtu edhe për ndëshkimin e hershëm të tij, sapo elementë të korrupsionit shfaqen në praktikën qeverisëse të vëndit;

4- Çfarë bëhet me ata/ato individë të përfshirë në afera korruptive deri dje pjesë e Kabinetit Qeverisës?! Pritet “vetëm ndëshkimi i tyre nga drejtësia”, nëse do të ndodhë kjo gjë, apo ndaj tyre mbahet edhe një qëndrim politik, sepse është një detyrim partiak si kryetar i Rilindjes/ish-PS?!

5- PËRSE VETËM DY-TRE SYRESH dalin e debatojnë pas FJALIMBAJTËSIT tonë KM në mbështetje të tij?!?!…
“ Il poppolo Albanese” ka votuar e mban me taksat e tija edhe dhjetra deputetë të tjerë të Mazhorancës. A kanë ata/ato njëmëndësi me KM/Skënderbe, Mamicën apo Tanush Topinë e tij?! Nëse po, të shprehen dhe nëse jo, po ashtu të shprehin qartazi objeksionet e tyre…

NDOSHTA fakti se ata/ato janë aty falë përzgjedhjes së Kryetarit dhe jo si të votuar direkt nga populli, u shkakton atyre “një tredhje të mirfilltë intelektuale dhe personaliteti për të mos qënurit vetvetja”.

6- KLEPTOKRACIJA dhe KORRUPSIONI nuku luftohen me rezoluta, me fushata, me fjalime, me duartokitje dhe ovacione “Parti-Edi ti për-para ne na pri!”, por me vendosmërinë politike dhe atë ligjore për ta ndëshkuar rëndë si dukuri qeverisëse jo mbrothësuese e faktorizuese e vëndit, dhe jo duke “larë duart si Pons Pilati”, se:

a- “Përgjegjësia është vetëm personale”, sikur deputetët dhe ministrat erdhën në ato poste pa dijeninë dhe përzgjedhjen e KM njëkohësisht edhe Kryetar i Rilindjes; apo që

b- “Ai KM nuku ka dijeni për kumbullat e dardhat e ngrëna pas shpinës së tij”, sikur “magazina e fruta-perimeve” të Mazhorancës qeverisëse funksion pa magazinjer/KM dhe pa inventar/Audit të brendshëm?!
“THESIN e KORRUPSIONIT” vetëm populli do të vijojë ta mbajë mbi shpinë?! Po “agai mazhorancë” çfarë bën me këtë thes?!?!

7- Komisioni që mendohet të ngrihet në zbatim të kësaj Rezolute Antikorrupsion, mos vallë kërkon të vendos nën kontroll pikërisht ato struktura, si SPAK (“Shqipëria nuk është Republikë e SPAK-ut”-ER), të cilat ligjërisht meren me Luftën kundër korrupsionit?!….Këtu besoj “se flen edhe lepuri” i tam-tameve të kësaj Rezolute….Parandjenjë se laku sa po vjen e shtrëngohet dhe ai po ngjitet lart e më lart?!….Who knows?!?!

8- PUSHTETET janë të mirëndara në një Shoqëri të vërtetë DEMOKRATIKE….Ato nuk mundet të funksionojnë si PUSHT-SHTETE të modelit DEMON-KRATIK “Made in Albanistan”…

Pushteti Legjislativ është i ndarë nga ai Ekzekutiv dhe ky i fundit i ndarë plotësisht edhe nga Pushteti Ligjor/Gjyqsor

KTHIM PRAPA nuk mundet të ketë…..

9- Ka ikur koha e “bol(e)shevizmit” sot 107 vite pas Revolucionit Socialist të Tetorit të 1917, koha kur me forcë kërkohej nga udhëheqësi i tij V.I. Lenin, që ti jipeshin “TË GJITHA PUSHTETET SOVJETËVE”…

PËR rikujtesë të drejtuesve si të majtë po ashtu edhe të djathtë të politikës në Albanistan, koha e “Revolucioneve si çështje të shtruara për zgjidhje” (EH) ka perënduar me kohë….

Demokracija në koncept dhe në praktikë nuku ka asnjë lidhje me Autokracinë/Totalitarizmin/Partitokracinë/Kryetarokracinë e ndryshimeve kushtetuese të 21 Prillit 2008, të bëra brënda një nate me dakordësinë e plotë PD në Mazhorancë dhe PS në Opozitë në atë kohë.

10- Po OPOZITA aktuale e përçarë, përse edhe ajo vijon “show”-n e saj politik në vënd që të organizohet e bashkuar dhe jo e disatufëzuar, çka ja bën plotësisht të pamundur kryerjen e funksionit të saj, vëzhgues dhe kontrollues të funksionit qeverisës së vëndit nga Mazhoranca aktuale, duke i zbehur shpresat e votuesve për një ndryshim të afërt të pejsazhit politik të vëndit…

Po vetë AJO çfarë ka bërë përgjatë qeverisjes së saj, për të parandaluar dhe luftuar kleptokracinë dhe korrupsionin?! Është edhe ajo po aq e përlyer sa edhe kjo mazhorancë?!?!

KOHËS së zhagitjes 33 vjeçare në udhëkryqin e tranzicionit DEMON-KRATIK duhet ti vijë fundi…

SKENA POLITIKE kërkon daljen në të të FORCAVE të REJA:
– të drejtuara nga INDIVIDË të pa përlyer në llumin e qeverisjes së këtyre 33 viteve,
– që nuk kanë “ngrënë asnjë lugë çorbe të prishur” të ofruar nga shërbimet inteligjente të huaja,
– që ATDHETARINË dhe SHQIPTARIZMËN i kanë të trashëguara ose të mirëfituara me dijet, punën dhe përkushtimin e tyre.

TIME TO SAY GOOD BYE TO THE OLD POLITICAL ESTABLISHMENT!!! Together forever and ever!

Next Post
Ekzekutohet në mes të turmës kandidati për kryetar bashkie, u qëllua me plumb pas koke (VIDEO)

Ekzekutohet në mes të turmës kandidati për kryetar bashkie, u qëllua me plumb pas koke (VIDEO)

Comments 1

  1. Jeta says:
    2 years ago

    Po mire mo, edhe ti byth e shitur ke Saliu qenke o Tritani nr. 2? Ik or trap se ajo kolegja jote, Najafa e meritonte shum me teper se ti vleresimin qe i beri Rama o neqez i vogel.
    Ptu rrace muti…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

February 23, 2026
Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

February 23, 2026
10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

February 23, 2026
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In