• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsioni: Nga “lufta” me llafe pazari te lufta me Ligj dhe Drejtësi

by Preç Zogaj
27/10/2024 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Për një kohë të gjatë, rreth çerek shekulli, lufta kundër korrupsionit në sferat e larta në vendin tonë është zhvilluar në nivelin e gjesteve dhe retorikës, ku partitë kryesore PD, PS dhe LSI kanë akuzuar njëra-tjetrën për lloj lloj skandalesh, shpërdorimesh, vjedhjesh. Përbetimet e krerëve të tyre nga transheja opozitare për çrrënjosjen e korrupsionit qeveritar kanë bërtitur si kolonë zanore e tranzicionit tonë të zgjatur.

Me të ardhur në pushtet, përveç poltronave në qeveri, kanë shkëmbyer edhe kabinën e gurgulesë “antikorrupsion”, kuptimi i nënkuptuar e së cilës ka qenë: “Pasurohemi duke bërë sikur po luftojmë njëri-tjetrin”.

Bilanci i këtij teatri cinik ka qenë rritja eksponenciale e korrupsionit nga rrotacioni në rrotacion dhe nga qeveria në qeveri, krijimimi i një “elite” të paprekshmish në sferat e larta, konsakrimi i pandëshkueshmërisë në këto sfera. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Shndërrimi i politikanëve në prokurorë dhe gjyqtarë të njeri-tjetrit është një hile e madhe që minon shtetin e së drejtës. Akuzat që mbahen në nivelin e retorikës politike, duke shmangur zbardhjen e tyre në organet e drejtësisë, prodhojnë vetëm mjergullnajë. Pikërisht atë që duan ujqërit e korrupsionit.

Një shembull tipik i antikorrupsionit retorik janë akuzat e Sali Berishës në opozitë kundër Ilir Metës në pushtet në vitin 2015 për aferën ÇEZ-DIA, aferë e cila shohim të jenë përfshirë në akuzën penale të SPAK kundër këtij të fundit. Natyrisht jo me pikënisje nga Berisha.

Dikush që po lexon këto rreshta, por nuk i ka ndjekur ngjarjet mund të pyesë: Mirë politikanët e bënë zakon t’i nxirrnin të palarat njëri-tjetrin e pastaj të përqafoheshin me një “ashtu ishte loja”, po drejtësia ku ishte gjatë gjithë kësaj kohe? Pse nuk niste ajo hetimet kryesisht duke marrë shkas nga denoncimet e tyre të ndërsjellta?

Shumica e njerëzve e dinë përgjigjen. Drejtësia ishte e ndaluar të çonte ligjin në sferat e larta, ku kasta politike plurale-solidare mbretëronte si në pushtet, si në opozitë. Në kompensim, prokurorët dhe gjyqtarët ishin të inkurajuar të bënin pasuri në sferat poshtë, gjë që shumë prej tyre, siç është provuar nga vetingu, e kanë bërë. Drejtësia ka përmbushur në këtë mënyrë kuptimin shqiptar të kapjes së saj, që ishte mosfunksionimi i saj në majat e piramidës së pushtetit bipartizan.

Kjo histori nuk mund të vazhdonte pafund. Vdekja e ligjit në sferat e larta u parashkrua të arkivohej me votimin unanim të Reformës në Drejtësi nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2016. Më tej, me daljen në skenë të organeve të reja të saj.
Kësisoj, periudha e gjatë e “luftës” kundër korrupsionit me fjalë ka kaluar në epokën e re të hetimit konkret dhe luftës konkrete nga organet ligjore të hetimit dhe gjykimit, që janë SPAK dhe GjKKO.

Ky zhvillim është historik për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Të mos harrojmë se kriza e drejtësisë sonë ka qenë pikësëpari kriza e akuzës penale. Me shumë pak përjashtime, Prokuroria nuk është lejuar të zhvillojë hetime të aferave me spec ku janë përfshirë zyrtarë shumë të lartë. Edhe aty ku hetimet kanë nisur, siç janë Gerdeci, ÇEZ-DIA, 21 janari, e tjerë, janë penguar të shkojnë deri në fund pa u kondicionuar nga posti dhe emrat e të përshirëve në aferat përkatëse.

Me konsolidimin e SPAK, ky kapitull mbyllet njëherë e përgjithmonë. Nuk ka më të paprekshëm. Nuk ka më mbi ligjin. Nuk ka më “ligji jam unë”.
Askush kundër të cilit do të ketë kallzime serioze apo të dhëna të përfshirjes në afera korruptive nuk do t’i shpëtojë hetimit. As gjykimit në rastet kur hetimi do të prodhojë një akuzë penale.
Nga ana tjetër, askush që ndihet i pastër nuk ka arsye të verë kujën e anatemojë SPAK-un. Le ta sfidojë atë në gjykatë. Gjykata është institucioni i vetëm që bën drejtësi në të tre shkallët e sistemit gjyqësor të vendit. Madje edhe në një shkallë të katërt që është Gjykata e Strasburgut. Shto edhe në një të pestë që është Gjykata Kushetuese për çështje që cenojnë të drejtat kushtetuese të shtetasve. Në një sistem të tillë, drejtësia është e pamohueshme në shumicën dërmuese të rasteve, për të mos thënë në çdo rast. Kush del i pafajshëm në gjykatë rilind edhe moralisht e politikisht. Merr edhe dëmshpërblimin ligjor. Politika ka benefitet e veta, ka famën, por ka edhe trasparencën. Trasparenca nuk mund të ndalet më në burim, në hetim.

SPAK sulmohet egërsisht nga Berisha e Meta dhe anash-anash edhe nga Rama, pikësëpari sepse po bën detyrën që i ngarkon ligji, po bën fiks atë për të cilin është ngritur, po heton zyrtarë e ish zyrtarë të lartë, pavarësisht nga posti që kanë mbajtur a mbajnë.

Kjo stuhi është ngritur dhe shihet qartë se nuk do të ndalet. Përkundrazi: trasparenca ligjore do të ndriçojë aspekte të tjera të panjohura të veprimtarisë antiligjore e antipopullore të personave të inkriminuar që e kanë abuzuar me poetet dhe besimin e qytetarëve. Hetimet nuk do të ndalen edhe në versionin e fitores eventuale të ish Presidentit Tramp në zgjedhjet amerikane të 5 nëntorit, prej së cilës kasta jonë plurale solidare, me Ramën lojtar në fushë, shpreson dy gjëra: minimalisht të fitojë kohë për t’i thyer tehun e mbajtur dorën drejtësisë së re; maksimalisht ta tjetërsojë atë, duke i mbivendosur një tjetër “drejtësi të re” përmes komisionit parlamentar “Xhafa”. Iluzion!

Mbështetja e fuqishme e drejtësisë së re nga SHBA, një shërbim në lartësinë e shërbimeve të mëdha që ky vend i madh i ka bërë Shqipërisë prej më shumë se një shekulli, nuk ka asnjë gjasë të rreshtë.

Next Post
Mbërrin sot anija me mbetje të rrezikshme, protestë në Portin e Durrësit

Mbërrin sot anija me mbetje të rrezikshme, protestë në Portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In