Korrupsioni në sistemin shëndetësor/ Ish-kryeprokurori i Apelit: Duhet parë struktura e punësimit të mjekëve!

Hajdari

TIRANË

Shkëlqim Hajdari, ish-kryeprokurori i Apelit thotë se me arrestimin e gjyqtares është hapur “Kutia e Pandorës”. Hajdari tha në “Real Story” në News24 se SPAK-u duhet mbështetur dhe se çelës është publiku. Sipas tij, publiku duhet ta furnizojë SPAK-un me kallëzime.

Sa i përket korrupsionit në sistemin shëndetësor ai pohon që ka dhe se forma e parë e korrupsionit është që shumica e mjekëve paradite punojnë në publik dhe pasdite në provat, teksa sistemi publik nuk është i mbrojtur.

“Masat e sigurimit janë marrë mbi bazën e dyshimeve mbi prova. Masat e sigurimit ne juristët i kemi të qartë se kur vendosen. E vërteta është që pavarësisht se ndaj gjyqtares ndër vite mund të jetë ndërtuar një skemë kriminale, nga grupet kriminale, përgjegjësia e gjyqtares është shumë e rëndë. Nëse palët që përgatisin një dosje, për të shkuar tek lirimi me kusht, marrin garanci nga ata që përgatisin gjellën, ‘na i lëshoni këto dokumente në mënyrë që t’ia çojnë lepurin gati gjahtarit’, gjyqtarit në këtë rast. Sa i përket historisë së bluzave të bardha, ne kemi korrupsion në sistemin e shëndetësisë, ashtu siç kemi mjekë të shkëlqyer, ashtu kemi dhe mjekë, drejtues që opinioni publik i di shumë mirë që korrupsionin e bëjnë në disa forma. I pari është që shumica e mjekëve të shquar është që paradite punojnë në publik, pasdite në privat. Shumica e drejtuesve janë në spitalet private. Në këtë sistem, një sistem i ndyrë ne duhet ta ndajmë njëherë e përgjithmonë, nuk e kemi sistemin publik të mbrojtur. Ka shërbime që mund të kryhen shumë mirë në publik, si pasojë e interesave që ka brenda mjekësisë i bën privati me mjekë nga shërbimi publik. Jam dakord se Prifti nuk është simbol i korrupsionit. Në momentin që erdhën të dhënat, që u bë kontrolli dhe u gjet ajo shumë e madhe, siç duket prokurorët ngritën akuzën e dytë, siç është ajo e pastrimit të produktit të veprës penale. Gjykata e miratoi kërkesën e prokurorisë. SPAK me gjithë rezervat që mund të ketë publiku duhet mbështetur. Ne nuk kemi strukturë tjetër që t’i besojmë luftën kundër korrupsionit. SPAK-u do vijë duke u ngritur. Besoj që nëpërmjet firmave të tyre këta njerëz që do vijnë para drejtësisë nuk do kenë fuqi që t’i bëjnë gjë. Ka një çelës. Publiku duhet të bashkëpunojë me SPAK. Institucionet shtetërore dhe opozita luajnë tek SPAK me çështje që kanë impakte politike. Publiku duhet ta furnizojë SPAK-un me kallëzime jo thjesht për shëndetësinë. Korrupsion kemi dhe në pjesë të tjera të administratës. Është një çështje që ka hapur kutinë e Pandorës”, deklaroi Hajdari.

Ai tha më tej se prokuroria nuk është institucion politik, dmth që ka dorë të lirë që të fusë në burg atë që ka impaktin më të keq. “Vepron mbi bazën e provave. Ne duhet të jemi të kënaqur që kjo çështje është siç duket e iniciuar mbi bazë provash, indiciesh, por assesi nuk mund të themi që kjo gjyqtare është gangrena. Kjo tregon që nëse kemi një gjyqtar që është bërë viktimë e krimit të organizuar ne nuk mund të tolerojmë”, tha ai.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com