Këshilli i Europës ka publikuar sot raportin vjetur ku përfshihet edhe analiza për implementimin e rekomandimeve. Dokumenti në fjalë i referohet luftës kundër korrupsionit në lidhje me deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët.
Në vlerësimet për Shqipërinë, GRECO shprehet se vendi ynë në vitin 2017 ka zbatuar plotësisht vetëm një nga 10 rekomandimet. Ndërkohë që 9 të tjerat janë zbatuar pjesërisht, raporton JavaNews.al
Sipas raportit, Shqipëria është një nga vendet me raportin më të madh të rekomandimeve të pa-implementuara. Ndërkohë që Belgjikia dhe Spanja kryesojnë listën.
Sikurse shihet nga renditja, Shqipëria është në mesin e shteteve që nuk kanë implementuar plotësisht rekomandimin sa i përket gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Belgjika 100%
Spanja 100%
Shqipëria 90%
IRJM 84.2%
Danimarka 83.3%
FRanca 81.8%
Lituania 76.9%
Kroacia 75%
Irlanda 72.7%
Armenia 70.8%
Luksemburgu 67.7%
/JavaNews.al










