• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsioni në Policinë e Shtetit/ Balla: Denoncim i çdo qytetari do marrë vëmendjen maksimale

by Java News
17/08/2023 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se çdo ankesë dhe çdo denoncim i çdo qytetari ka vëmendjen maksimale dhe do të marrë zgjidhje.

Përmes një postim në rrjetet sociale ministri Balla nënvizon se veshi i shurdhër dhe syri qorr i një polici dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre dhe kundër shtetit.

“Të dashur qytetarë, nga çdo anë e Shqipërisë. Ju jeni jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, por jeni edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, te krimi ordiner dhe deri te krimi ndaj pronës publike e private. Veshi i shurdhër dhe syri qorr i një polici, heshtja bashkëfajtore me të fortët e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Prandaj çdo ankesë e juaja çdo denoncim, po ndiqet me shumë kujdes, sepse për mua secila prej tyre është një gur në murin e madh të besimit që duhet të ringrihet për Policinë e Shtetit”.

Balla falënderon të gjithë qytetarët që kanë raportuar ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit si dhe thekson se të gjitha ankesat kanë gjetur zgjidhje.

“Falënderoj dhjetëra qytetarë të cilët kanë raportuar plot raste apo paraqitur ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Në një kohë të shkurtër kemi, në bazë të këtyre raportimeve/ankesave, punonjës policie të arrestuar, sikurse kemi edhe të përjashtuar për shkelje të normave etike”, shkruan Balla.

Next Post
Bilanci/ Ministria e Mbrojtjes: Është fikur zjarri në drejtim të Kreshpanit në Fier

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 95 vatra të shuara në kohë gjatë dy javëve të para të muajit gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In