Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin ‘Punët e Shqipërisë’ në qytetin e Lezhës. Përpara qytetarëve dhe drejtuesve të institucioneve lokale, Rama tha se korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë si tani dhe se është në nivele më të ulëta sa më parë.
“Kemi marrë Shqipërinë me 2 milionë turistë, sa herë ktheheshim nga një udhëtim na llogarisnin si turistë, kemi arritur në 12 milionë turistë. Kemi kaluar 1.5 miliardë investime të huaja. Nuk mund të them që kemi shfarosur korrupsionin, por kurrë më parë s’e ka luftuar korrupsionin si në këtë fazë dhe e dyta është më e ulët se çdo herë më parë.
Zhurma është më e madhe se çdo herë më parë. Si mund të ketë rritje korrupsioni dhe paga në të njëjtën kohë, si mund të ketë pensione dhe paga në të njëjtën kohë. Nëse kthejmë kokën dhe kujtohemi për kohën që për të paguar dritat, taksat, certifikatën e lindjes duhej të mbaje radhë, sot kanë ndryshuar gjërat.”











