• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Korrupsioni në FIFA, Zvicra heton 53 transaksione

by
17/06/2015 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorët zviceranë po hetojnë 53 incidente të mundshme të pastrimit të parave që lidhen me procesin e tenderit për organizimin e Kupës së Botës nga FIFA për vitet 2018 dhe 2022. Prokurori i përgjithshëm zviceran Michael Lauber tha sot se transaksionet janë raportuar nga bankat përmes sistemit zvicerian të zbulimit të rasteve të pastrimit të parave. Ai tha se bankat kanë bërë detyrën e tyre në raportimin e veprimtarisë dhe paralajmëroi se ky është një rast “i madh dhe kompleks”.

Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës Michael Lauber u tha gazetarëve se ai nuk e përjashton mundësinë e marrjes në pyetje të presidentit të FIFA-s Sep Blater, i cili ka rënë dakord të japë dorëheqjen në prag të skandalit që përfshiu organin qeverisës të futbollit.

Ai tha zyra e tij ka konfiskuar rreth nëntë terabajt të dhëna si pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës mbi akuzat për korrupsion në organin qeverisës të futbollit, FIFA.

“Kemi të bëjmë me një hetim kompleks me pasoja ndërkombëtare. Hetimet po vazhdojnë dhe ato do të kërkojnë kohë. Nuk do të ishte profesionale të komunikonim sot për ju një afat kohor të detajuar mbi hetimet. Bota e futbollit duhet të ketë durim. Hetimet do të kërkojnë më shumë kohë se sa 90 minutat lëgjendare”.

Këto ishin komentet e para publike të prokurorit zvicerian, Michael Lauber për gazetarët që kur zyra e tij sekuestroi të dhënat kompjuterike nga FIFA muajin e kaluar.

Ai tha se 104 marrëdhënie bankare, duke përfshirë edhe disa llogari bankare, dhe nëntë terabajt të dhëna janë duke u analizuar. Sa për krahasim, Biblioteka e Kongresit amerikan thotë se gjithë koleksioni i saj i veprave të shtypura arrin në 10 terabajt.

“Do të merren në pyetje të gjithë njerëzit që mund kenë patur lidhje me këtë rast. Pra, as presidenti i FIFA-s  e as Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s nuk do të përjashtohen”, tha prokurori Lauber.

Sepp Blatter, në fillim të këtij muaji njoftoi se ka në plan të japë dorëheqjen si President i FIFA-s, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet zvicerane zgjeruan hetimet.

Zvicra është përqendruar veçanërisht në hetimin e procesit të dhënies së të drejtës për organizimin e Kupës së Botës për vitet 2018 dhe 2022 në  Rusi dhe Katar. Selia e FIFA-s është në Zvicër.

Muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara ngritën akuza ndaj nëntë zyrtarëve të FIFA-s dhe pesë drejtuesve të korporatave për shantazh, mashtrime dhe pastrim parash.

FIFA ka pezulluar procesin e tenderit për organizimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të këtij skandali.

Next Post

Në këtë qytet, virgjëria është kusht për të diplomuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In