Pas gjyqtarit Shkëlqim Miri edhe kushëriri i tij i ndaluar si sekseri që merrte para për llogari të gjyqtarit dhe për ndikim në një vendim gjyqësor do të mbetet në burg.
Krimet e Rënda dhanë këtë të hënë masën për Kujtim Mirin, personi që u përgjua dhe filmua teksa në muajin maj në një lokal në Fushë Krujë mori para nga të afërm të Gentian Dodës.
Ndërkohë para gjykatës prokurori Klodian Braho u shpreh se hetimet për këtë rast janë të hapura dhe do të ketë të tjerë persona të proceduar. Ndërkohë pritet që këtë javë të mblidhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të vendosur masën e pezullimit nga detyra të gjyqtarit deri në përfundim të procesit të nisur ndaj tij.
a.ç