• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Korrupsioni në burgje/ Labi bashkëpunëtor i drejtësisë, dëshmon kundër ish-drejtorit, Artur Zoto

by Java News
22/02/2017 21:36
Iljaz Labi

Iljaz Labi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Pas qëndrimit tetë muajsh në burg, ish-zëvendës drejtori i Burgjeve Iljaz Labi, ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke treguar të gjithë skemën korruptive në tenderat e ushqimeve. Ai ka treguar se personi që merte lekët ka qënë ish-drejtori i dorëhequr i burgjeve Artur Zoto.

Në këmbim të kësaj dëshmie, Labi ka marë statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë. Ndërkohë nuk dihet nëse ai me këtë dëshmi, do arrijë të zbusë masën e sigurisë të “arrestit në burg” në “arrest shtëpie” ose jo.

Sipas tij, ish-drejtori Artur Zoto e ka orientuar për të takuar dhe biseduar me Ylber Kalanë, për ta shpallur atë fitues të tenderave të ushqimit në burgje. Mësohet se Labi ka dhënë edhe detaje të tjera në lidhje me tenderin, që korrespondojnë me provat e gjetura në aparatin e tij celular dhe të personave të tjerë të arrestuar. Sipas dëshmisë së Labit, ka qenë Artur Zoto, ai që ka vendosur se kush shpallet fitues i tenderave të ushqimit në burgje.

Nisur nga kjo dëshmi është urdhëruar arrestimi i Artur Zotos. Ky i fundit pritet të dalë para gjykatës në ditët në vazhdim për verifikimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, dhënë te marten pak orë para arrestimit.

Zoto në përgjime
Një seri bisdedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Në korrik të 2016, vetëm tre ditë pas arrestimit të Iljaz Labit dhe katër biznesmenëve Zoto ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.Mirëpo 8 muaj nga kjo dorëheqje, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Vendimi për ndalimin e tij është marrë ditën e djeshme, ndërkohë që menjëherë është bërë ekzekutimi i tij.Veç përgjimeve, kundër Zotos në prokurori ka dëshmuar dhe vartësi i tij,Iljaz Labi, i cili ka pohuar se ai ska pasur dijeni fare për këto prokurime, por e ka udhëzuar drejtori Zoto që të takonte njërin nga biznesmenët, Ylber Kalaja.

Tashmë Zoto, do i bashkohet në burg ish-vartësit të tij Iljaz Labi, i cili prej 8 muajsh vijon të qëndrojë në qeli. Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se në tenderat e ushqimeve në burgje Labi dhe Zoto kanë bërë korrupsion duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Mirëpo fati i qëlloi që të dy të arrestohen dhe futen në burg, duke provuar vetë ushqimin e burgut, që ata e tenderonin, duke bërë korrupsion.

“I madhi e ka në dorë çështjen”
Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i arrestuar ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arrestim në muajin korrik, por pas tetë muaj. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ish-ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

Por në një seri bisedash të përgjuara,të cilat “Shqiptarja.com” i disponon mes të tjerave pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.

Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do ti kthente një përgjigje.Por sipas dy bashkëbiseduesve nuk e kishte çuar akoma sepse ai i madhi (Për Drejtorin) ishte në Lezhë.

ma.me

Next Post
Kadare shpërthen kundër Lubonjës, e akuzoi për lidhje me Sigurimin

Kadare shpërthen kundër Lubonjës, e akuzoi për lidhje me Sigurimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In