• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsioni me ‘Partizanin’, Argita Malltezi akuza SPAK-ut: Babai dhe burri im janë të burgosur politikë

by A R
24/05/2024 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E gjithë dosja nda Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezin është e montuar politikisht. Kështu u shpreh Argita Malltezi në një konferencë për mediat, duke ngritur akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme. Sipas saj Berisha e Malltezi janë të burgosur politikë sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare

“E gjithë dosja përfshirë dhe veprimet e fundit tregon që kjo dosje është e montuar politikisht që Berisha e Malltezi janë të burgosur politikë sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare. Është një hetim që ka zgjatur prej 4 vitesh dhe është intensifikuar nga urdhrat politikë të Ramës, siç provohet nga dokumentet e dosjes. Sa herë Rama në Asamble e Kongres të PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës prokurorët politikë Kraja, Millonai kanë intensifikuar veprimet e tyre. Deri tani është provuar me dokumente të pakontestueshme se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale; Taulant Balla për kallëzim të rremë e Edi Rama për dëm 320 mijë euro ndaj  shtetit. SPAK nuk procedon asnjë prej tyre”.

Ajo akuzon prokurorët e SPAK për falsifikim të së vërtetës për dosjen Partizani dhe veprim politik.

“Çfarë tregon dosja prej 20 volumesh e dorëzuar në 23 tetor në gjykatë? SPAK është hedhur nga dega në degë me urdhër politik dhe për plotësimin e orekseve politike të Edi Ramës. Tregon veprimin politik të SPAK dhe vepra penale të konsumuar nga prokurorët Kraja, Dumani e Millonai. Nisën hetim ndaj Berishës e Malltezit me dyshimin se toka ishte e shpronësuar. Ata paraqitën gjyqtares vetëm ato dokumente që dëshironin dhe gjyqtarja vendosi në bazë të tyre sipas kërkesës së SPAK që kjo ishte një nga bazat. Ata e kanë ditur në atë kohë por falsifikuan të vërtetën. Kanë thënë që nga zonë sportive në zonë banimi e bëri Berisha. Këtu falsifikimi është edhe më i rëndë. Ndryshimin e destinacionit e bëri Edi Rama në maj të 2006 pa kërkesën e pronarëve të pronës. Në dosje ka qenë edhe vendimi i KRT-së në bazë të së cilës ndryshohej destinacioni nga zona me qëllime sportive në zona banimi”.

/a.r

Next Post
120 eurodeputetë kërkojnë heqjen e të drejtës së votës për Hungarinë në KE: Orban ka kryer veprime të papranueshme

Europa po përgatitet të hyjë në luftë, Orban: Rusia nuk e “gllabëron” dot të gjithë Perëndimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In