• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Korrupsioni, kush është prokurori Ardian Braho dhe çështjet e nxehta që ka hetuar

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori Ardian Braho, i cili mendohet se ka marrë 18 mijë euro ryshfet një qytetari, për t’i zhbllokuar transfertat bankare ka hetuar disa nga dosjet e nxehta vitet e fundit.

Mes dosjeve kryesore që ka hetuar, është ajo e Lulzim Bashës, për Sheshin “Skënderbej”. Kur mori detyrën si kryebashkiak, Lulzim Basha vendosi të ndryshonte projektin, duke hedhur në erë, të gjitha investimet që ishin bërë deri në atë kohë. Basha u akuzua për dëm ekonomik, por prokurori Ardian Braho vendosi që të pushonte çështjen, me argumentin se vendimi ishte marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Gjithashtu Ardian Braho ka hetuar Bankën e Shqipërisë dhe ish-guvernatorin Ardian Fullani, pas një raporti të KLSH. Akuza ishte për dëm ekonomik, pasi një auditi të bërë nga KLSH, por Braho vendosi të pushonte çështjen, për mungesë të provave.

Prokurori që akuzohet për ryshfet ka pushuar edhe çështjen e Haki Çakos, i cili u akuzua për përdorimin e pajisjes së përgjimit, pa marrë leje nga autoritetet.

Po kështu Ardian Braho po heton edhe çështjen e një çimke përgjuese në zyrën e sekretares së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Braho ka qenë prokuror edhe në çështjen hetimore ndaj ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha, për shpërdorim detyre dhe prishje të ndërtesave në kundërshtim me ligjin.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Emrat e deputetëve të PD që do votonin reformën pa pëlqimin e Bashës

"Mbetjet" thellojnë debatet brenda PD, Bode: Po mbrojmë kauzën e ekstremistëve të majtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In