• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Korrupsioni 18 mijë euro/ Dosjet “VIP” të prokurorit Braho ndërrojnë hetues

by A R
03/10/2016 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni që filmoi oficerin e Policisë Gjyqësore Fatos Lushi duke marrë 18 mijë euro kërkohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dhënë deklarime në hetimin që ka nisur për skandalin.

Menjëherë pas publikimit të videos, prokurori Ardian Braho u paraqit vullnetarisht te Krimet e Rënda dhe tha se oficeri me të cilin kishte punuar në zyrë kishte përdorur emrin e tij, shkruan “Panorama”.

Prokurori mohoi të kishte dijeni për shumën e 18 mijë eurove dhe kërkoi hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë ai është pezulluar nga detyra që prej mbrëmjes së 28 shtatorit 2016.

Në zyrën e tij u sekuestrua dosja me materialet për biznesmenin Gani Manollari, ndërkohë që dosje të tjera që kishte në hetim prokurori Braho do t’u kalojnë tashmë kolegëve të tij.

Kështu, hetimi për pajisjen e përgjimit të gjetur në paradhomën e zyrës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do t’i kalojë një prokurori tjetër.

Edhe dosja e kallëzimit të KLSH-së për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë me kartëmonedhat e vjetra e të dala nga përdorimi, do të hetohet nga një tjetër prokuror, pas pezullimit të Ardian Brahos. Një tjetër dosje e bujshme që po hetohej prej tij ishte edhe pjesa shqiptare e skandalit të dyshuar financiar “Panama Papers”, ku po verifikohen disa biznesmenë shqiptarë për manovrime të paligjshme financiare, brenda e jashtë vendit.

Prokurori Ardian Braho kishte në hetim e gjykim edhe një numër të konsiderueshëm dosjesh të tjera me rëndësi, por më pak publike, të cilat tashmë do t’u kalojnë kolegëve të tij./a.m.

Next Post
Parcelë me kanabis në Shkodër, pranga edhe 21-vjeçares

100 mijë bimë kanabis u asgjësuan vetëm në Shtator, u sekuestrua 6 ton hashash gati për treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave/ Ja kush do e drejtojë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (EMRI)

January 15, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit. Për efekt të kontributeve ndryshon edhe..

January 15, 2026
VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

January 15, 2026
Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

January 15, 2026
10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

January 15, 2026
Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim

January 15, 2026
Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

January 15, 2026
Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In