• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Korrigjimi i kufijve”, The Washingont Post: Nacionalistët në rajon gati të “sulen”

by A R
20/09/2018 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e Kosovës dhe të Serbisë, janë duke planifikuar shkëmbim territoresh. Ata thonë se kjo do t’i lehtësojë tensionet etnike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Disa analistë dhe politikanë mendojnë se kjo është ide e shkëlqyeshme.

“Por nuk do të jetë”, ka thënë në një qëndrim të saj, kolumnistja e Washington Post, Judy Dempsey.

Propozimet e prezantuara bartin rreziqe – jo vetëm për vendet në vete por gjithashtu edhe për kufijtë e rajonit. Me të vërtetë, ato mund të jenë precedentë kërcënues për krerët të cilët kanë ambicie separatiste.

Ajo që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i referohet si “Korrigjim kufiri” mund të nxisë nacionalistët në këtë pjesë të Evropës që të kërkojnë ndryshime të ngjashme. Ajo mund të shërbejë si inspirim destruktiv për Kroacinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë, ku lëvizjet nacionaliste dhe disa prej liderëve dëshirojnë që vendet e tyre të jenë etnikisht homogjene.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka kundërshtuar ashpër këtë plan, duke bërë thirrje se është e nevojshme që të ruhet “integriteti territorial ” i vendeve të rajonit. Ajo ka të drejtë. Si një prej pak liderëve evropianë që në vazhdimësi i ka kushtuar vëmendje Ballkanit Perëndimor, ajo e di se atje stabiliteti është i brishtë.

Befasisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pajtohen me pikëpamjen e Merkel. “Politika e SHBA-së është ajo që nëse të dy palët mund të punojnë bashkërisht dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojnë shkëmbimin territorial”, ka thënë John Bolton – këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Ne nuk bëhemi pengesë – nuk mendoj se as dikush në Evropë mund ta bëjë këtë, nëse dy palët në diskutim arrijnë të gjejnë një zgjidhje të kënaqshme”, ka shtuar ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka agjendën e tij pas shkëmbimit territorial. Ai asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës, të cilën e shpalli më 2008. Për shumë serbë, Kosova është djep i historisë dhe kulturës së Serbisë.

Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian – veçanërisht Spanja dhe Greqia, nuk e njohin Kosovën si të pavarur. (Spanja ka frikë implikimet për kërkesat e katalanasve për pavarësi dhe Greqia është përkrahës prej kohësh i Serbisë). Por Vuçiq në anën tjetër synon që vendin e tij ta bëjë pjesë të BE-së. Ai mund ta bëjë këtë vetëm nëse Serbia njeh Kosovën. Por ai as nuk mund të lejojë përballjet me përkrahësit nacionalistë, prandaj beson se mund ta zbusë situatën me një shkëmbim territorial.

Sipas versionit të tanishëm, shkëmbimi mund të përfshijë pjesën veriore të Mitrovicës, që është pjesë e Kosovës në të cilën serbët janë shumicë, bashkë me Luginën e Preshevës në Serbi, që është etnikisht me shumicë shqiptare. Shqiptarët në Mitrovicë e kundërshtojnë këtë ide, sikurse serbët në Luginën e Preshevës. Është larg qartësimit se çfarë mund të ndodhë me këto minoritete. Mundësia për një konflikt është e madhe, veçanërisht sepse as Vuçiq dhe as Thaçi ende nuk kanë arrit që t’u shpjegojnë komunitetit shqiptar dhe serb implikimet praktike të shkëmbimit të territoreve.

Kosova në vetvete, thjeshtë s’është aq stabile që t’i nënshtrohet një korrigjimi të kufirit. NATO ndërhyri më 1999 për të ndalur politikën brutale dhe spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga ish presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, me çka i dha fund luftës në ish Jugosllavi. Por urrejtja ndëretnike në mes të shqiptarëve dhe serbëve ka vazhduar. Kjo është arsyeja se pse NATO ka mbi katër mijë trupa të vendosura në këtë vend: për të ruajtur paqen. Kur Vuçiq vizitoi Kosovën në fillim të këtij muaji, ai u pengua nga veteranët shqiptarë të luftës që ta vizitonte një fshat me popullsi shumë serbe. Kjo ka shfaqur thellësinë në mosbesimin e propozimit për shkëmbim territoresh.

Që prej vitit 1999, BE ka shpenzuar 2.6 miliardë dollarë në Kosovë me synim të ndërtimit të institucioneve demokratike, rendit dhe ligjit dhe një sistemi juridik të pavarur. Ende arritjet vazhdojnë të mbesin të zbehta, falë dështimit të Brukselit që të ndërmarrë hapa efektiv për të penguar korrupsionin endemik dhe për t’i dhënë fund politizimit të gjykatave.

Prapa Kosovës dhe Serbisë, propozimi për shkëmbim territorial bartë në vete rreziqe të mëdha.

Korrigjimit të kufirit – që rrallë ndodh në kohë paqeje – i duhen institucione të forta dhe demokratike që ajo të mund të ndodhë paqësisht. (Shpërthimi i Çekosllovakisë ishte përjashtim i rrallë). Në Ballkanin Perëndimor, sidoqoftë, institucionet e tilla janë tejet të brishta, ekonomitë janë të dominuara nga oligarkët lokalë, korrupsioni është i lartë dhe shoqëria civile është nën presion të vazhdueshëm nga elita politike.

Merrni shembull Bosnjën. Në mes të viteve të 90-ta, ky vend ishte ndarë në dy rajone autonome – një federatë të myslimanëve të boshnjakëve dhe kroatëve në njërën anë dhe Republika Serbe në anën tjetër. Qeveria qendrore dhe administrata mbeten të brishta dhe të ndara, derisa BE-ja ka qenë tejet inefektive në mbikëqyrjen e implementimit të reformave ekonomike dhe politike. Një marrëveshje Serbi-Kosovë mund t’ju jepte kroatëve dhe serbëve në Bosnjë mundësinë e artë për t’u sulur. Së bashku ata mund të tentojnë që të bashkojnë territoret me Kroacinë dhe Serbinë.

Njashtu dhe për Maqedoninë, është e re, lidershipi liberal – që ka negociuar me Greqinë për të arritur marrëveshjen për emrin e ri, shpreson që tashmë vendosshmërisht është në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Por që shkëmbimi territorial në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të pengojë një progres të tillë. Ajo mund t’ju shpërbej nacionalistëve që kundërshtojnë rivendosjen e marrëdhënieve miqësore me Greqinë dhe të nacionalistëve shqiptarë në Maqedoni që mund të ndërmarrin fushata për rajonin e tyre autonom.

Rreziku në periudhë afatshkurtër, nuk mund të minimizohet. Evropa është gati e gllabëruar nga nacionalizmi, anti-imigrimi dhe politikat populiste që bazë kanë identitetin etnik. Edhe nëse krerët kosovarë dhe serbë do të zotoheshin që planet e tyre për ndryshim të kufirit do të ishin ekskluzivisht vetëm për dy vendet e tyre, nuk ka ndonjë propozim se si këto premtime do të ishin të garantuara.

Next Post
Çiklisti Campbell arrin shpejtësinë 240 kilometra për orë!

Çiklisti Campbell arrin shpejtësinë 240 kilometra për orë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In