• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Korrigjimi i kufijve nisi nga deklaratat e Majkos”, Ministri: As serbi Gjuriç nuk e rëndoi kaq shumë…

by A R
10/08/2018 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teza e “korrigjimit të kufijve” e shtruar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sjellë përplasje të forta në politikën shqiptare.

Deputeti demokrat Tritan Shehu në një analizë të bërë në studion e News24, tha se ideja e ndryshimit të kufijve në Kosovë është e lidhur me Beogradin.

Sipas tij, kjo ide nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, erdhi pas deklaratave të ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. “E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko në emër të kryeministrit në mëmyrë të papërshtatshme, në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë. Ide që çoi në idenë e ndryshimit të kufijve nga presidenti i Kosovës”, tha ai.

Por pas këtyre deklaratave ka reaguar Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko.

Majko përmes një shënimi në Facebook, ka thënë se as serbi Gjuriç nuk e rëndoi kaq shumë këtë deklaratë të pathënë sa Shehu.

“Tritan Shehu ka deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve e hapur së fundmi…”E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko… në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë.” (!?) (As serbi Gjuric nuk e rëndoi kaq shumë këtë deklaratë të pathënë)”.

Sipas Majkos, është papërgjegjshmëri të lidhësh lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën e ndryshimit të kufijve.

“Të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën e ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri. Kjo temë është dakordësuar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe u ripohua sërish nga Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së fundit në Vlorë”.

Ministri socialist ka sqaruar se lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë dhe se Shqipëria dhe Kosova nuk mund të “ndahen” për tu integruar.

“’Rrëzimi i kufirit’ si term, përdoret në rastet e embargove… Lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë. Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja të procesit të integrimit evropian. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë dy gjëra të kundërta në të njëjtën kohë. Këto dy shtete nuk mund të ‘ndahen’ për t’u integruar. Integrimi europian është një proces ku shqiptarët kanë hyrë pasi aty përfaqësohen edhe interesat e tyre. Kjo i bën ata protagonistë dhe jo frikacakë. Sigurisht”, shkruan më tej Pandeli Majko në reagimin e tij ndaj Tritan Shehut.

Next Post
Rreziqet për lëkurën gjatë Verës

Rreziqet për lëkurën gjatë Verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In