• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Korridori Jugor i Gazit, rrugë strategjike për të ulur varësinë e BE nga Rusia

by A M
12/05/2024 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimi klimatik ka qenë një shqetësim i largët, por tashmë është kthyer në një krizë të afërt, që kërkon veprim të menjëhershëm në të gjithë sektorët e shoqërisë. Në ballë të kësaj sfide globale janë kompanitë e naftës dhe gazit, shtyllat e vjetra të peizazhit energjetik të botës. Si kontribuesit kryesorë në emetimet e gazeve serrë, këto kompani kanë ndikim të konsiderueshëm në formësimin e rrjedhës së ndryshimeve klimatike dhe mbajnë përgjegjësi të konsiderueshme për uljen e efekteve. Urgjenca për ndryshim theksohet akoma më shumë nga kërcënimi ekzistencial për kompanitë e naftës dhe gazit, përballë transformimit të shpejtë drejt energjisë së gjelbër. Sipas raportit të Këshillit Atlantik, në indeksin S&P 500, sektori i energjisë ka pësuar një rënie dramatike prej 48%, në 10 vitet e fundit.

Kompanitë shtetërore të naftës në veçanti, janë lojtarët kyç në këtë panoramë. Në pronësi të plotë ose të pjesshme nga qeveritë, këto kompani kanë ndikim të rëndësishëm, duke zënë gjysmën e prodhimit global të naftës dhe duke mbajtur një pjesë të konsiderueshme të rezervave globale të naftës. Të ardhurat nga nafta shërbejnë si një burim jetik i të ardhurave për qeveritë, duke mbështetur shërbimet thelbësore dhe mirëqenien shoqërore. Pavarësisht rëndësisë në ekonomitë kombëtare dhe gjenerimit të të ardhurave, kompanitë shtetërore të naftës përballen me presion në rritje për të marrë pjesë në tranzicionin e energjisë dhe për të mbështetur dekarbonizimin e sistemit energjetik.

Konferencat e fundit globale mbi klimën, si COP28 që u zhvillua në nëntorin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe COP29 që është planifikuar të zhvillohet në Azerbajxhan, theksojnë përfshirjen aktive të të ashtuquajturve “petro-shtete” dhe të kompanive të naftës e gazit në këtë tranzicion të rëndësishëm.

Gjatë procesit të tranzicionit, hapen mundësi të shumta për vende si Azerbajxhani, që falë afërsisë me Europën dhe infrastrukturës të naftës dhe gazit të ngritur tashmë, mund të përdorin ekspertizën tashmë ekzistuese për të investuar në projekte hidrogjeni. Për më tepër, teknologji të ndryshme që mund të kapin karbonin e emetuar, premtojnë shumë. Veçanërisht, sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, një pjesë e konsiderueshme e projekteve të mëdha, afërsisht 80% e tyre, janë të integruara me operacionet e naftës dhe gazit. Rritja performancës për kapjen dhe magazinimin e karbonit (CCS) është një aspekt kryesor i përpjekjeve globale të dekarbonizimit, duke u përafruar me iniciativa të tilla si Akti i Industrisë për Zero emetime të BE-së dhe Kontributet e Përcaktuara Kombëtare sipas Marrëveshjes së Parisit.

Si vend pritës i COP29, Azerbajxhani ka tërhequr menjëherë vëmendjen në sektorin e energjisë. Duke marrë parasysh ndryshimet aktuale gjeopolitike në Euroazi, Azerbajxhani është në një pozicion të favorshëm për të shtrirë ndikimin e tij në Azinë Qendrore në Ballkanin Perëndimor dhe më tej në Bashkimin Europian. Rritja e planifikuar e furnizimit me energji në Europë dhe avancimi i projekteve kritike si Korridori i Mesëm dhe Korridori Jugor i Gazit, po e pozicionojnë Azerbajxhanin për të pasur një rol aktiv në rajon. Paralelisht, Azerbajxhani po punon intensivisht për diversifikimin e burimeve të energjisë, duke marrë parasysh tranzicionin e gjelbër.

Korridori Jugor i Gazit shërben si një projekt thelbësor i infrastrukturës energjetike, që synon të transportojë gazin natyror nga rajoni i Kaspikut në Europë. Ky gazsjellës, jo vetëm që do të ndikojë në tranzicionin energjetik, por gjithashtu do të krijojë ndryshime në fusha të tjera si politika, shoqëria dhe industria. Përshtatja politike i referohet nevojës që politikat dhe rregulloret e prodhimit dhe konsumit të energjisë të përputhen me qëllimet e dekarbonizimit dhe qëndrueshmërisë. Ndërkohë, ndërgjegjësimi dhe shqetësimi në rritje i shoqërisë për ndryshimet klimatike dhe degradimin e mjedisit, luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave dhe praktikave të energjisë. Dhe së fundi, gatishmëria e industrisë për të kapur dhe magazinuar karbonin dhe mundësitë e prodhimit të hidrogjenit janë thelbësore për përcaktimin e suksesit. Përplasja e Rusisë me perëndimin për shkak të Ukrainës ka nxitur ndryshime të rëndësishme politike në Euroazi, duke çuar në një rishikim të aleancave energjetike dhe të rolit të secilit vend.

Kaukazi është padyshim një partner i rëndësishëm për tranzitimin dhe prodhimin e energjisë. Vendet në Europën Juglindore dhe Europën Qendrore, duke përfshirë klientët ekzistues si Greqia, Bullgaria dhe Italia, si dhe klientë të rinj potencialë si Hungaria, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Rumania, Sllovenia dhe Shqipëria kanë shprehur interes për të rritur importet e tyre të gazit nga Azerbajxhani. Këto vende, që së bashku formojnë Europën Juglindore dhe Europën Qendrore, po kërkojnë të diversifikojnë burimet e tyre të energjisë, duke u shkëputur nga varësia e gazit rus.

Për më tepër, prodhuesit kryesorë në rajon po përafrojnë politikat e tyre energjetike me objektivat e BE-së për dekarbonizimin dhe po reduktojnë prodhimin dhe konsumin e qymyrit, duke e zëvendësuar atë me gaz natyror dhe burime të rinovueshme të energjisë. Sikurse ka thënë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se ndërsa përqindja e gazit rus në BE po bie nga 40% në zero dhe me mbështetjen për iniciativa të gjelbra, shfrytëzimi i burimeve të gazit të Azerbajxhanit dhe rajonit të Kaspikut bëhet gjithnjë e më jetik për të ardhmen e përbashkët. Më 31 dhjetor të vitit 2020, ka filluar transportimi i parë i gazit të Azerbajxhanit drejt BE-së. Sipas Ministrisë së Energjisë të Azerbajxhanit, brenda tre viteve, Korridori Jugor i Gazit dërgoi mbi 31 miliardë metra kub gaz natyror në Europë.

Në korrik të vitit 2022, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe komisionerja e Energjisë, Kadri Simson vizituan Bakun për t’u takuar me Presidentin Aliyev dhe firmosën zyrtarisht një Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me rritjen e eksporteve të gazit nga Azerbajxhani në Evropë, me 4 miliardë metra kub gaz, duke filluar nga viti 2022.

Kjo marrëveshje nënvizon më tej statusin e Azerbajxhanit si një aleat i besueshëm energjetik. Në këtë moment, furnizimet me gaz në Europë nga Korridori Jugor janë rritur me 46% krahasuar me vitin 2021. Politika RePoëerEU e Komisionit Europian synon një reduktim të ndjeshëm dhe të menjëhershëm të varësisë së BE-së nga Rusia, me synimin që të eliminojë varësinë nga karburantet fosile, duke përfshirë naftën, gazin dhe qymyrin, përpara vitit 2030. Ky plan përfshin diversifikimin e importeve të gazit nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut dhe nga Azerbajxhani.

Kompanitë europiane që operojnë brenda Korridori Jugor të Gazit po ndërmarrin gjithashtu ndryshime të rëndësishme të politikave, veçanërisht në qasjen e tyre ndaj energjisë së rinovueshme dhe zinxhirit më të gjerë të furnizimit me energji elektrike. Kompanitë si Eni, Shell dhe Total, jo vetëm që po diversifikojnë portofolet e tyre për të përfshirë energjinë e rinovueshme, por gjithashtu po investojnë në të gjithë zinxhirin e furnizimit me energji, që nga prodhimi e deri te furnizimi. Këto ndryshime në organizimin operacional pasqyrojnë nevojën për t’ju përshtatur tranzicionit të Europës drejt një ekonomie me më pak karbon. Korridori Jugor i Gazit shërben si një projekt thelbësor i infrastrukturës energjetike, duke u ofruar vendeve europiane një alternativë ndaj gazit rus dhe duke mbështetur objektivat e dekarbonizimit.

Kërkesa e vazhdueshme e BE-së për gaz, si për prodhimin e energjisë ashtu edhe për industrinë, nënvizon rëndësinë e Korridorit Jugor të Gazit si një burim vendimtar i furnizimit me energji. Azerbajxhani ka rezerva të konsiderueshme gazi si dhe infrastrukturën ekzistuese për transportin e gazit në BE. Megjithatë, në dritën e veprimeve globale për kalimin drejt burimeve më të pastra të energjisë, Azerbajxhani përballet gjithashtu me detyrimin për të adoptuar praktika më të qëndrueshme. Në kontekstin e këtij gazsjellësi, integrimi i teknologjisë për kapjen dhe magazinimin e dioksidit të karbonit dhe prodhimi i hidrogjenit blu dhe jeshil paraqesin mundësi të mëdha. Sipas Ministrisë së Energjisë në Azerbajxhan, vendi ka filluar të investojë shumë edhe në energjitë e rinovueshme si era dhe dielli, duke tërhequr miliona dollarë investime të huaja.

Prodhimi i hidrogjenit kërkon investime të konsiderueshme në infrastrukturë dhe mund të përballet me konkurrencën nga lëndët djegëse fosile. Megjithatë, ndërsa përpjekjet globale për të dekarbonizuar rriten dhe kërkesa për energji të pastër rritet, edhe tregu i hidrogjenit pritet të zgjerohet. Të gjitha këto zhvillime paraqesin mundësi të reja ekonomike për vendet, duke përfshirë potencialin e eksportit dhe diversifikimin e portofolit të energjisë.Scan

Next Post
Pandemia e radhës po vjen – A do të jenë shtetet dhe kompanitë gati për ta përballuar?

Pandemia e radhës po vjen - A do të jenë shtetet dhe kompanitë gati për ta përballuar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In