• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korridori 8 përfundon në 2027, rruga do të bëjë të mundur lidhjen e Tiranës me Shkupin

by Java News
07/02/2024 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korridori i 8-të, rruga që do të bëjë të mundur lidhjen e Tiranës me Shkupin për më pak se tre orë po vijon me ritme të shpejta nga të dy krahët e kufirit.

Qeveria shqiptare ka caktuar fondet për katër lote të këtij korridori, ndërsa pret të hapë gjatë këtij viti edhe punimet në lotet 5 dhe 6. Në 80% të punimeve në anën shqiptare parashikohet zgjerimi i rrugës ekzistuese Elbasan – Qafë thanë.

Ndërkohë, në krahun tjetër të kufirit, Maqedonia e Veriut nëpërmjet një konsorciumi amerikan po vijon punimet, por në një gjurmë të re. Dy vendet rishikuan projektin, duke vendosur që pjesë e korridorit të 8-të të jetë edhe një tunel me dalje në një pikë të re kufitare. Dy palët janë në fazën ku po diskutohet se kush do ta ndërtojë tunelin, shprehet Drejtori i Autoritetit Rrugor në Maqedoninë e Veriut.

“Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe projektuesit shqiptarë është përcaktuar edhe gjatësia e tunelit që do jetë i përbashkët mes Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë. Gjatësia do të jetë 5.8 km dhe po shikojmë të gjithë mundësitë për fillimin e projektimit dhe ndërtimit të atij tuneli, në mënyrë që rruga të përfundojë në 31 dhjetor 2027.

Me anë të tij do të shkurtohet rruga nga struga deri në qafë thanë për 9 km dhe në pjesën shqiptare shkurtohet deri në 11 km. Nga Struga – Tiranë shkurtohet për 20 km”, u shpreh Ejup Rustemi, Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, në Maqedoninë e Veriut.

Korridori i 8 -të do të mundësojë edhe një lidhje me Portin e ri të Durrësit?

“Me Republikën e Shqipërisë kemi memorandume bashkëpunimi për ndërtimin e këtij tuneli të përbashkët, por edhe ndërtimin Portit të thatë në strugë. Në këtë mënyrë do të kemi lidhje jashtëzakonisht shumë të mira komunikimi mes bizneseve dhe mes shtetasve tanë”, tha Rustemi.

Korridori i 8-të është bërë pjesë e sistemit rrugor evropian, ndërsa rruga më pas do të vijojë lidhjen me Sofien, kryeqytetin e Bullgarisë. Maqedonia e Veriut do të ketë një autostradë me 6 korsi, ndërsa pala shqiptare parashikon ndërtimin e një rruge interurbane me katër korsi me shpejtësi 90 km/orë./m.j

Next Post
Gjyqtarja nën akuzë për kallëzim të rremë/ Hoxha: Ka marrë telefonata kërcënuese! Hetimi s’duhej bërë nga Prokuroria e Tiranës, ka konflikt interesi

Gjyqtarja nën akuzë për kallëzim të rremë/ Hoxha: Ka marrë telefonata kërcënuese! Hetimi s’duhej bërë nga Prokuroria e Tiranës, ka konflikt interesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In