• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrelacioni negativ mes protestave ekstreme dhe rezultatit pasardhës elektoral

by Eduard Zaloshnja
07/10/2024 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në literaturën shkencore mund të gjenden dhjetra studime rreth efektit të protestve paqësore dhe atyre ekstreme në rrotacionin e pushtetit. Gjetjet e atyre studimeve tregojnë se në shumicën dërrmuese të rasteve, të parat kanë qenë shumë më të suksesshme se të dytat. Kjo, për faktin se protestat paqësore, kur kanë pjesëmarrje masive, shërbejnë si një sinjal se shumica e popullsisë kërkon ndryshim politik.

Në Shqipëri nuk është bërë ndonjë studim shkencor për protestat e ndryshme qysh pas rrëzimit të regjimit komunist (gajtë regjimit komunist nuk kishte protesta, për arsye mëse të kuptueshme). Sidoqftë një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve të tre dekadave të fundit mund të na japë një ide.

Pas humbjes së thellë më 1997, Berisha u rikthye në selinë e PD-së me objektivin që ta rrëzonte PS-në nga pushteti sa më shpejt. Dhe strategjia e tij ishte ajo e protestave të egra, që kulmuan me pushtimin e përkohshëm të Kryeministrisë, Parlamentit, RTSH-së, ministrive etj. Por meqë përkrahja e brendshme ishte e kufizuar vetëm në pak mijra militantë dhe përkrahja e jashtme ishte praktikisht zero, Berisha u detyrua të tërhiqej bashkë me një grup militanttësh në selinë e PD-së.

Në zgjedhjet lokale të rradhës, PD-ja humbi në të gjitha bashkitë kryesore të vendit (përveç Shkodrës). Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të rradhës, PD-ja dhe aleatët e saj morën vetëm 37% të votave, ndikuar edhe nga ndarja e një grupi demokratësh paqësorë që krijuan PDr-në.

Duke marrë mësim nga rezultatet e atyre zgjedhjeve, Berisha iu fut rrugës paqësore të protestave, që kulmuan me protestën më të madhe të PD-së në shekullin e ri (me sloganin “Nano ik!”). Duke ndërthurur protestat paqësore, me krjimin e KOP-it (një komitet i përbërë nga të rinj intelektualë me arsimim perëndimor), si dhe me silura diversioniste në kampin socialist (për ndarjen e Nanos nga Meta), Berisha arriti të rikthehet në pushtet më 2005, megjithëse koalicioni i tij mori vetëm 44% të votave.

Pasi erdhi në krye të PS-së (pas dorëheqjes së Nanos), Edi Rama zgjodhi rrugën paqësore të të bërit opozitë. Ai riafroi Ilir Metën, dhe në zgjedhjet e para lokale, PS-ja fitoi në të gjitha bashkitë kryesore të vendit (përveç Shkodrës). Por duke e ndjerë veten të fuqishëm, Rama u nda nga Meta para zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, të cilat i humbi me diferencë centimetrike.

Pas atyre zgjedhjeve, Rama zgjodhi rrugën e protestave të egra që kulmuan me një grevë 40-ditore urie para Kryeministrisë dhe, sidomos, me atë të 21 janarit 2011. Por ato protesta nuk prodhuan një rezultat pozitv elektoral për të. Atë vit ai humbi Tiranën me diferencë milimetrike, ndërkohë që e kishte fituar katër vjet më parë me 20 mijë vota epërsi.

Pasi u përhumb në muajt e verës duke shkruajtur librin e tij “Kurbani”, Rama iu rikthye strategjisë paqësore, e cila kulmoi me “darkën e ngjalave”. Darkw ku u ribashkua me mik-armikun e tij Meta. Dhe në koalicion me të i dha 1 milion shuplaka Berishës.

Berisha u tërhoq formalisht nga froni i PD-së dhe ia la atë Bashës, i cili iu rikthye opozitës ekstreme. Bojkotoi reformën territoriale dhe gjobën e mori në zgjedhjet lokale të 2015-ës, ku harta administrative e Shqipërisë u ngjyros 75% e kuqe. Bllokoi 3 muaj me çadër bulevardin para zgjedhjeve të 2017 dhe gjobën e mori në zgjedhjet e atij viti, ku PD-ja mori vetëm 29% të votave. Bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës dhe PS-ja mori 100% të bashkive…

Para zgjedhjeve të 2021-shit, Basha (nënkupto edhe Berisha pas tij) e mblodhën mendjen dhe zgjodhën rrugën paqësore të ardhjes në pushtet. Rezultati në ato zgjedhje ishte shumë më i mirë se 29-përqindëshi i 2017-ës (mori pothuaj 40% të votave), por sidoqoftë nuk arriti dot rrotacionin.

Më tej, rezultatet katastrofike të zgjedhjeve lokale të 2023-shit për opozitën nuk kanë korrelacion me llojin e protestave, por me përplasjet e egra brenda saj (kujtoni 8 janarin 2023 në oborrin e SHQUP-it). Ndërsa rezultatet e pritshme më 2025 mund të kenë korrelacionin negativ mes protestave ekstreme dhe rrotacionit. Një korrelacion negativ që është evidentuar kudo në botë, si edhe në Shqipërinë tonë të vogël…

Next Post
Vendos KQZ! Ja kur e merr Andrea Mano mandatin e Salianjit

Vendos KQZ! Ja kur e merr Andrea Mano mandatin e Salianjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

January 27, 2026
VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

January 27, 2026
Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

January 27, 2026
Herë si garantor, herë si konsulent i liderit! Si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Hoxha zbardh kasetën e “21 Janarit” që çoi në SPAK: Dëgjoje me veshët e tu kush e bëri vrasjen

January 27, 2026
Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar

Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar

January 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Në BE, duhet integruar edhe politika

January 27, 2026
Kryeministri i Finlandës viziton Kinën, thellim i bashkëpunimit praktik në sektorët e gjelbër dhe të inovacionit

Kryeministri i Finlandës viziton Kinën, thellim i bashkëpunimit praktik në sektorët e gjelbër dhe të inovacionit

January 27, 2026
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Shtatë betejat e fituara nga Berisha gjatë 13 viteve të revolucionit paqësor

January 27, 2026
“The Sun” për rivierën shqiptare: Ja plazhet që duhen vizituar patjetër!

Media australiane rekomandon Shqipërinë: Ofron kuzhinë të larmishme dhe histori të pasur

January 27, 2026
Shkarkohet gjenerali më i lartë kinez, spastrime antikorrupsion apo luftë për pushtet?

Shkarkohet gjenerali më i lartë kinez, spastrime antikorrupsion apo luftë për pushtet?

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In