Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur në shtatë. Autoritetet e shtetit fqinj kanë njoftuar se një burrë 80 vjeç nga Milano ka ndërruar jetë.
Ndërkohë deri më tani numri i të prekurve në Itali nga Koronavirusi ka arritur mbi 224.
Pjesa më e madhe e të infektuarve ndodhen në rajonin e Lombardisë dhe Venetos.
Rreth 50 mijë banorë qëndrojnë në karantinë për shkak të koronavirusit dhe po ruhen 12 qytete nga autoritetet.
/a.r