• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi, Veliaj: Makina me megafonë nëpër lagje për t’u bërë apel qytetarëve

by A R
11/03/2020 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë garantoi qytetarët se në mjetet e transportit publik urban po vijon dezinfektimi. Gjithsesi, kryebashkiaku Veliaj apeloi që të gjithë në këto ditë të qëndrojnë në shtëpi dhe të përdorin vetëm në distanca të largëta mjetet e transportit publik.

Ai u shpreh se do të ketë edhe megafonë që u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Policia Bashkiake të instalojë qëndër zëri në makina dhe me një mesazh të lëvizi nëpër lagje për të informuar publikun” – tha Veliaj.

“Dua që të vazhdojmë edhe sot me masat për urbanët, do të duhet të bëjmë një konsultë me qeverinë se çfarë do të ndodhi me transportin publik. Lajm i mirë që ka rënë fluksi me 70 %. Kështu që duke qenë se ka rënë fluksi i pasagjerëve atëherë do të duhet të këshillojmë pasagjerët e mbetur, pra ata që nuk kanë mundësi tjetër që të ruajnë distancë njëri nga tjetri, tani që ka lirshmëri nëpër autobusë. Ajo që është shumë e rëndësishme është që të vazhdojë dezinfektimi siç kemi bërë çdo natë por ki parasysh që dezinfektimi pastron autobusin, çdo njeri që hyn e del paraqet rrezik. Kështu që këshilla për qytetarët është që nëqoftëse është për 2,3 stacione sidomos në Tiranë që kemi stacione çdo 50 metra, ato 2,3 stacione që absolute të nevojshme i bënë në këmbë. Megjithatë do të shohim si vazhdon historia sot dhe ndoshta do të duhem të marrim masa edhe më drastike”, tha ai teksa tha se Bashkia do të vazhdojë me gjoba për të gjithë ata që nuk respektojë rregullat e higjienës, madje për autobusët që në mënyrë sistematike nuk respektojnë, do të kërkohet edhe heqje e licencës.

Kreu i Bashkisë vlerësoi punën e bërë nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit për ruajtjen e çmimeve nëpër tregje, ndërsa paralajmëroi edhe njëherë se kushdo që në këtë situatë do të tentojë të përfitojë duke spekuluar me çmimet do të merren masa. “ Dua të falenderoj AMK-n me situatën nëpër supermarkete. Më rezulton që në 90% të rasteve nuk kemi pasur abuzime, në ato pak raste ju falenderoj për gjobat që keni vënë dhe do jemi të pamëshirshëm me gjobat. Dua ti bëj një thirrje qytetarëve, nëse merrni 100 kuti dezifektantësh dhe nuk lini gjë për të tjerët do të kuptoni një gjë, nëse nuk ka për të gjithë do t’ju infektoi dikush tjetër që e ka, pra nuk je i sigurt nëqoftëse e ke vetëm ti. Kështu që ju lutem çdo gjë me karar edhe me masë. Çdo gjë me karar dyqanet janë të hapur përditë dhe nuk ka asnjë sens që në histeri e sipër duke dëgjuar të gjithë këta gjithollogët që as janë mjek, as janë epidemolog, as janë virolog që japin mend për çdo gjë në televizion po çmendemi. Ideja është të ruajmë edhe logjikën”, tha Veliaj

Nga sot, nuk do të lejohet asnjë që të trazojë në kazanët e plehrave. Veliaj theksoi se një nga masat do të jetë dhe ndalimi i qytetareve të cilët kërkojnë në kazanët e mbeturinave, si një masë e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. “Dua një kujdes të veçantë për kontenierët. Ka shtresa të shoqërisë që shkojnë nëpër kazanë për alumim. Po kësaj here polica duhet të jetë vërtetë e rreptë”, tha Veliaj.

/a.r

Next Post
KMSH anulon grumbullimet në xhami: Pesë kohët e namazit të falen në shtëpi

KMSH anulon grumbullimet në xhami: Pesë kohët e namazit të falen në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In