• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Koronavirusi sapo ka filluar”/ Virologu që zbuloi ebolën: “Tani e di se çfarë është, mund të zgjasë me vite

by Java News
13/07/2020 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pandemia e koronavirusit sapo ka filluar, por vala e dytë mund të ketë karakteristika shumë të ndryshme nga e para”. Ky është parashikimi që bën në një intervistë për “El Pais”, virologu Peter Piot, një nga më të njohurit në botë, i angazhuar në studimin e viruseve të reja.

Piot aktualisht drejton Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Britaninë e Madhe dhe është këshilltar special i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ai ishte vetëm 27 vjeç, kur ndihmoi në zbulimin e Ebolës. Përvojë personale ka pasur edhe me koronavirusin, pasi rezultoi pozitiv në fillim të këtij viti.

“Tani e di se çfarë është, jo vetëm pse e kam studiuar, por edhe sepse e kam njohur “nga brenda”, pasi kam qenë i infektuar. Është një këndvështrim shumë i ndryshëm dhe i dobishëm, i cili më ka dhënë shumë më tepër arsye për ta luftuar edhe si shkencëtar”, shpjegon Piot për “El Pais”.

Si shumë kolegë të tij, ai gjithashtu pohon se të dhënat e përhapjes së Covid-19 janë të nënvlerësuara.

“Unë besoj se kemi realisht afërsisht 20 milionë raste infeksioni në të gjithë botën dhe se edhe vdekjet janë shumë më tepër sesa ato që raportohen. Koronavirusi, njësoj si HIV-i, është një epidemi e heshtur. Por është edhe shumë më tepër se kaq: është kriza më e madhe sociale në kohë paqeje”.

Ai thotë se duhet të përgatitemi për valën e dytë.

“Nëse mendojmë për Europën, praktikisht të gjitha vendet kanë arritur ta kufizojnë përhapjen e virusit. Vendet po kthehen në rrugën e duhur dhe qeveritë po shqyrtojnë disa masa. Por tani duhet të përgatitemi për të ashtuquajturën valë e dytë. Shpresoj që nuk do të jetë një cunami, por diçka më e ngjashme me shpërthimet që ne po shohim në Gjermani ose në klubet e natës në Kore.

Në Britaninë e Madhe, ne vazhdojmë të shohim shpërthime të rasteve të reja në disa azile. E vërteta është se jemi vetëm në fillim të kësaj pandemie. Për sa kohë që ka njerëz të prirur për t’u infektuar, virusi gjithmonë do të jetë një rrezik sepse i duhen qelizat tona që të riprodhohet”.

Pra, ende nuk ka mbaruar. Pandemia sapo ka filluar, ajo mund të zgjasë me vite dhe mund të marrë jetë të tjera.

“Gjetja e një vaksine brenda një kohe të shkurtër do t’i ndryshonte gjërat. Shumë thonë që do të jetë gati deri në tetor, por ka më shumë të ngjarë të jetë gati në vitin 2021. Sigurisht që kjo mund të ndihmojë vërtet mbajtjen e epidemisë nën kontroll” – thotë ai.

g.kosovari

Next Post
“Gruaja ime e bukur humbi betejën me kancerin”/ Bashkëshortja e John Travoltës shuhet në moshën 57-vjeçare. Vajza: Të dua…

"Gruaja ime e bukur humbi betejën me kancerin"/ Bashkëshortja e John Travoltës shuhet në moshën 57-vjeçare. Vajza: Të dua...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In