• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Koronavirusi po nënvlerësohet”, sociologu i njohur: Shqetësuese kur sheh shqiptarët në rrugë e kafene

by Java News
11/03/2020 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sociologu i njohur Edmond Dragoti pohoi se është shqetësuese kur sheh shumë shqiptarë që enden nëpër rrugë dhe në kafe, duke nënvlerësuar paralajmërimet e autoriteteve për koronavirusin. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Dragoti theksoi se janë disa rregulla që s’mund t’i kapërcejmë.

“Është shqetësim i dyfishtë. Virusi është i rrezikshëm dhe mund të bëjë kërdinë në një popullatë të pavetëdijshme. Kur shikon shumë shqiptarë rrugëve dhe s’pyesin fare për rrezikun nga koroanvirusi, kemi një nënvlerësim të situatës, e cila mund të çojë në majisjen e saj. Duke mos respektuar rregullat e OBSH apo rregullat e higjienës, do të thotë që ta marrësh rrezikun përpara. Fati shkon tek ai që është përgatitur për të. Fati i keq shkon tek ai që është përgatitur për të.

Fakti që Italia futet në karantinë, apo dhe Kina, një nga shtetet më të zhvilluara është më e prekura e mundshme, e këtij virusi, do të thotë se natyra i është imponuar shoqërisë dhe kërkon që t’i vendos disa rregulla të caktuara. Ky është impakti më i madh. Janë disa rregulla që s’mund ti kapërcejmë. Natyra i thotë botës; qëndro në një moment, ju të pasurit dhe të varfrit, jeni njësoj para meje. Kjo kërkon reflektim. Impakti është në akseptin familjar, në atë personal. Menaxhimi i situatës nga institucionet është kapur me parametrat e duhura, kjo situatë kërkon ndërgjegjësim më tepër.

Kërkon që mediat të jenë në frontin e parë dhe janë pas mjekëve. Japin informacion zyrtar, të qëndrueshëm, që t’i rezistojë skupave të mundshme. Situata mund të dalë jashtë kontrollit. Përpara një virusi apo një rreziku të panjohur secili prej nesh mund të rrezikohet. Kjo na çon në humbjet e kontrollit të vetes. Një nga rreziqet e mëdha të këtij virusi është pikërisht kjo, e gjithë bota se përballon dot menjëherë, dhe si reziston dot dallgës së tij, kjo tregon se ai është i rrezikshëm. Frika është mekanizëm mbrojtës i rëndësishme. Kur bëhet e qëndrueshme, bëhet e rrezikshme. mund të kthehet në panik, në stres, deformojnë sjelljet tona në të ardhmen”, pohoi Dragoti. /e.s/

Next Post
A ka vatra të tjera të koronavirusit në Shqipëri? Zv.ministrja e Shëndetësisë tregon rastet e dyshuara

A ka vatra të tjera të koronavirusit në Shqipëri? Zv.ministrja e Shëndetësisë tregon rastet e dyshuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In