• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koronavirusi përhapet frikshëm në Gjermani, Merkel: Mund të infektohen 60-70% e popullsisë

by Java News
11/03/2020 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë një parashikim të rëndë të martën, duke u thënë anëtarëve të Parlamentit se 60% deri në 70% të popullsisë gjermane mund të preken nga coronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, theksoi gjatë takimit se 80 për qind e të gjithë pacientëve të infektuar nuk do të kishin pothuajse asnjë simptomë.

Sipas raportimeve të mediave, Gjermania ka më shumë se 1.400 raste të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, me dy vdekje të konfirmuara.

Ndërkaq, Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së epidemisë së virusit Corona. Shefi i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler rekomandon që spitalet të pezullojnë procedurat jo të domosdoshme. Kjo do të lironte më shumë shtretër për pacientët të sëmurë rëndë. Për më tepër, më shumë shtretër mund të kthehen në shtretër për kujdes intensiv, për shembull duke shtuar aparate për frymëmarrje.

Një mundësi tjetër është ndarja e stafit në mënyrë të ndryshme, për të shmangur infeksionet dhe kështu ndërprerjet e punës: spitalet mund të caktojnë punonjës të pajisur me mjete speciale mbrojtëse, për t’u kujdesur vetëm për pacientët me ethe dhe me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.

RKI gjithashtu u bën thirrje komunave që të aktivizojnë planet e krizës. Ai i nxiti të gjithë kryetarët e bashkive që të veprojnë në këtë mënyrë, tha Wieler. “Ne jemi në fillim të kësaj epidemie. Ne do ta kapërcejmë atë vetëm nëse të gjithë ata që kanë përgjegjësi merren me këtë krizë para nesh në përputhje me rrethanat.” Wieler këshillon me fjalë të qarta që njerëzit të shmangin aktivitetet e mëdha dhe jo absolutisht të nevojshme.

Në të njëjtën kohë, Instituti Robert Koch tërheq vëmendjen që në Gjermani, rreziku për popullatën në tërësi ende konsiderohet “i mesëm”. Sidoqoftë, ekzistojnë edhe disa rajone krizash, siç është qarku Heinsberg në Renaninë Veriore-Vestfali. Në tërësi, deri të hënën janë raportuar më shumë se 1100 infektime. Sipas Wieler-it, katër nga pesë pacientë me COVID-19 do ta kalojnë butë sëmundjen. Sipas tij, megjithatë, kjo nuk vlen për njerëzit e moshuar dhe me sëmundje kronike.

Saksoni-Anhalti është tani shteti i fundit federal që konfirmon rastet e para me infektime. Katër vetë rezultuan pozitivë për virusin e koronës, njoftoi Ministria e Shtetit e Çështjeve Sociale në Magdeburg. Tre nga të infektuarit qenë kthyer nga pushimet në Tirolin Jugor ose nga Tiroli.

Seehofer në karantinë

Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer do të qëndrojë në shtëpinë e tij në Ingolstadt për momentin për shkak të një kontakti me një person të infektuar potencialisht. Fillimisht do të pritet rezultati i testit të personit që kontaktoi ai, tha zëdhënësi i Seehoferit, Steve Alter.

Alter njoftoi të hënën në mbrëmje në Twitter se 70-vjeçari Seehofer dhe personi që kishte kontaktuar kishin qenë në të njëjtën dhomë gjatë një takimi në Bruksel. Takimi ndodhi në një mbledhje të ministrave të brendshëm të BE në Bruksel javën e kaluar.

Next Post
Ambasada Amerikane reagon sërish për Reformën në Drejtësi: Mbështesim qeverinë në luftën ndaj korrupsionit

Ambasada SHBA: Qytetarë amerikanë, regjistrohuni për lajmet rreth Covid 19!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

January 24, 2026
Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

January 24, 2026
Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

January 24, 2026
“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

January 24, 2026
Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In