Princi Albert II i Monakos ka rezultuar sot pozitiv me koronavirusin e ri. Njoftimin e dha principata duke saktësuar se “gjendja e tij shëndetësore nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.
Madje dje në mbrëmje më 18 mars, princi bëri një deklaratë në një event zyrtar, shkruan tch.
Ai tha: “Vendi ynë po përballet me krizën më të rëndë shëndetësore në historinë e tij. Qeveria jonë është e përgatitur për epideminë dhe janë marrë masat e nevojshme. Për ngadalësimin e përhapjes së virusit, unë ju kërkoj të qëndroni në shtëpi, teksa punonjësit e shëndetësisë dhe të forcave të rendit perballen me sëmundjen për ju”. /e.s/