Shteti i New York zgjat mbylljen deri në 15 maj, për shkak të emergjencës së koronavirusit.
Deklarata u bë nga guvernatori Andrew Cuomo, i cili i shtyu me një muaj masat e marra, pavarësisht paralajmërimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të nisur gradualisht hapjen.
“Nuk është një vendim politik dhe as emocional, por bazuar në të dhëna shkencore. Po flasim për jetë njerëzore”, shtoi ai.
Kjo masë shtesë vjen teksa në Nëw York kanë gjetur vdekjen 606 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 12.192.
Nga ana e tij Trump paralajmëroi se, disa shtete mund të hapen në fillim të majit, duke deklaruar se piku mund të jetë arritur.
/a.r