• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi mund të godasë zemrën. Çfarë tregon rasti i 53-vjeçares në Itali

by Java News
31/03/2020 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua 53-vjeçare, e cila ka qenë gjithmonë në gjendje të mirë shëndetësore, pa vuajtur asnjëherë nga sëmundje kardiovaskulare, u paraqit para ASST Spedali Civili në Brescia, pasi në dy ditët e mëparshme ndjente një lodhje të madhe. Ajo pati kollë të vogël, pak ethe dhe dhimbje në gjoks.

Saturimi me oksigjen ishte brenda normës: 98%. Rezultatet e radiografive të mushkërive, të cilat megjithatë kanë limite të ndjeshmërisë në krahasim me CT, ishin të parëndësishme. Covid? Infarkt?

Miokardit akut
Gruaja u transferua në kardiologji. Elektrokardiogrami tregoi shenja që sugjeronin një atak në zemër ose përndryshe një ngjarje kardiake. Jo pneumoni Covid-19, siç do të pritej këto ditë sidomos në Brescia. Pacientja gjithashtu kishte nivele të larta të një proteine, troponinës, në gjakun e saj, një shenjë se muskuli i zemrës ishte dëmtuar. Koronografia përjashtoi një problem arterie koronare: asnjë atak në zemër nuk ishte në zhvillim e sipër. Imazhi i rezonancës magnetike ishte vendimtar për diagnozën: miokardit akut, (një inflamacion i muskulit të zemrës i lidhur përgjithësisht me infeksione virale ose sëmundje autoimune) me efuzion perikardial. Në të njëjtën kohë, erdhi rezultati i tamponit: pozitive për SARS-CoV-2 përgjegjës për sëmundjen Covid-19. Asnjë atak në zemër, por fajtori për problemet e zemrës ishte koronavirusi.

Studimi i botuar në Jama
Rasti italian u tregua në Jama Cardiology, nga një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesori Marco Metra, kardiolog i Spitalit Civil të Brescias. A mundet që koronavirusi të godasë edhe zemrën? Publikimi për rastin e Brescias nuk është i vetmi: punimet e para mbi temën janë botuar në revista shkencore ditët e fundit dhe të tjerat janë duke u rishikuar. Këtyre u shtohen raporte nga spitalet nga e gjithë bota. “Manifestimi klinik në këtë paciente ishte i ndryshëm nga zakonisht: jo pneumonia tipike intersticiale por një miokardit i ndërlikuar nga insufiçenca kardiake”, komenton Enrico Ammirati, kardiolog në Niguarda, ekspert i miokarditit, etj. që mori pjesë në studim. “Në të kaluarën pikërisht këtu në Niguarda,” shton ai, “kemi pasur edhe tre raste të miokarditit të shkaktuar nga nëntipet e tjera të koronavirusit të pranishëm në pemën respiratore, dhe së fundmi kemi shtruar në spital një djalë 38 vjeç, gjithashtu me një elektrokardiogramë anormale. Ai u diagnostikua me miokarditin e shoqëruar nga Covid-19 me një pozitivitet të zbuluar vetëm në tamponin e tretë. Potencialisht një koronavirus mund të shkaktojë miokardit, ashtu si një grip”.

Problemet kardiake janë më të shpeshtë te pacientët në gjendje më të rëndë
Një studim në Vuhan (me mbi 2000 pacientë) mbi vlerën diagnostike të troponinës është në pritje të shqyrtimit. Dëmtimet në zemër të shkaktuara nga gjendja shumë e rëndë e shkaktuar nga virusi raportohen në 10% të rasteve. Studime të tjera përmendin 27%. Ata në përgjithësi janë pacientët që janë në gjendje më të rëndë, e që vuajnë nga dëmtimi i zemrës. Në sëmundje ekziston një fazë e infeksionit e shkaktuar drejtpërdrejt nga virusi i pemës respiratore, dhe më pas lind një reagim i papërshtatshëm ose i ekzagjeruar i sistemit imunitar, që kontribuon në dëmtimin e mushkërive, ku virusi nuk është përgjegjës direkt. Në raste të rënda, megjithatë, dëmi është mbi shumë organe: ai përfshin veshkat, zemrën dhe sistemin e koagulimit. Eshtë e mundur që pacientët me koronavirus të zhvillojnë probleme të zemrës si rezultat i infeksioneve të mushkërive: nëse mushkëritë nuk funksionojnë dhe nuk ka oksigjen të mjaftueshëm, rreziku i aritmive të lidhura me ishemi kardiake rritet ose mund të shkaktohet nga një miokardit. Pastaj ka raste të rralla, siç është gruaja nga Brescia, e cila zhvilloi vetëm probleme të zemrës.

Studimi kinez
Të premten, një studim i ri u botua në Jama Cardiology mbi problemet e zemrës midis pacientëve me koronavirus në Vuhan, Kinë. Studimi, i kryer nga Dr. Zhibing Lu në spitalin Zhongnan të Universitetit Vuhan, zbuloi se 20% e pacientëve të pranuar në Covid-19 vuanin nga dëmtimi i zemrës. Shumë prej tyre, ashtu si pacientja nga Brescia, nuk kishin ndonjë patologji kardiologjike të mëparshme, por elektrokardiogramet e këtyre pacientëve ishin jonormale dhe rreziku i vdekjes për ta ishte katër herë më i madh se ata që nuk kishin komplikime kardiake. Një studim tjetër raportoi inflamacion të miokardit tek pacientët, mbi të cilët u krye autopsia. Studimet nga Universiteti i Teksasit raportojnë se Sars-CoV-2 mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të zemrës: pacientët me sëmundje kardiovaskulare të mëparshme janë më të rrezikuar, por edhe njerëzit me një zemër të shëndetshme mund të rrezikojnë komplikime serioze.

Shkaqet e mundshme
“Miokarditi ndoshta mund të shkaktohet nga vetë virusi ose nga reagimi imun dhe inflamator i trupit ndaj virusit dhe pacientët e infektuar që vuajnë nga miokarditi nuk kanë domosdoshmërisht një ngarkesë virale më të lartë, se ata që nuk e zhvillojnë këtë problem”, shpjegoi për Nju Jork Tajms Dr Scott Solomon, kardiolog nga Shkolla Mjekësore e Harvardit. “Eshtë e mundur, megjithëse është vetëm një hipotezë – shtoi ai – që miokarditi rrjedh nga një sistem imunitar jashtë kontrollit kur përpiqet të luftojë koronavirusin me citokina, të cilat mund të ndezin dhe dëmtojnë si zemrën, ashtu edhe mushkëritë”.

Citokinat janë proteina të vogla që lidhen me receptorë specifikë në membranë dhe i komunikojnë qelizës një udhëzim specifik. Në veçanti, ato të prodhuara nga qelizat e sistemit imunitar, të tilla si interleukinat dhe kimokinat, luajnë një rol themelor në rregullimin dhe aktivizimin e mekanizmave tanë mbrojtës dhe proceseve inflamatore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e koagulimit të gjakut, që si pasojë mund të çojnë në probleme trombotike. “Stuhia e citokinave”, një reaksion imunitar potencialisht fatal është përgjithësisht më e rëndë tek pacientët e moshuar ose me patologji të mëparshme.

Pse është e rëndësishme të matet troponina
“Ne kemi vërejtur se në disa pacientë Covid pozitivë ka probleme kardiake – përfundon Enrico Ammirati. Në përgjithësi, ky virus shkakton një sëmundje sistemike ku preket kryesisht organi i mushkërive, por nuk është i vetmi. Në raste të rënda ka një përfshirje të shumë organeve, prandaj duhet parë menjëherë nëse ka një rritje të këtij shënuesi, troponinës. Kjo mund të jetë e dobishme që të kuptohet nëse ka probleme kardiake dhe jo vetëm pulmonare dhe të ndërhyhet në përputhje me rrethanat. Ne nuk e dimë pse në disa raste, reagimi inflamator i trupit përfundon në nivel kardiak dhe jo në mushkëri. Eshtë e mundur që karakteristikat e personit dhe jo të virusit të hyjnë në lojë”. /Corriere della Sera – Bota.al/

Next Post
Fitoi betejën me koronavirusin, princi Charles i jep fund vetëizolimit

Fitoi betejën me koronavirusin, princi Charles i jep fund vetëizolimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In