• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Koronavirusi mund të bëhet ciklik”, eksperti amerikan: Rrezikon të rikthehet me stinën e dimrit

by Java News
26/03/2020 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive paralajmëroi se shpërthimi i tanishëm i koronavirusit mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet më i fuqishëm për herë të dytë nëse nuk bëhen përgatitje të mjaftueshme për ta parandaluar. Ai i bëri komentet të mërkurën gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Dr.Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se provat që virusi mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet me stinën po shfaqen në hemisferën jugore.

“A do të kthehet kjo ndoshta në diçka ciklike, sezonale? Gjithmonë kam shprehur mendimin se kjo ka shumë mundësi të ndodhë. Sepse kemi filluar të shohim në Afrikën Jugore dhe në vendet e hemisferës jugore, shfaqjen e rasteve me koronavirus, raste që po shfaqen ndërsa këto zona kalojnë në stinën e tyre të dimrit,” tha eksperti imunolog.

Dr.Fauci tha se mundësia e rikthimit të virusit e bën më të rëndësishme se kurrë që studiuesit të vazhdojnë të punojnë për një vaksinë të re, për të qenë të përgatitur:

“Çfarë do të thotë kjo për ne? Kjo thekson nevojën për të bërë atë që po bëjmë në zhvillimin e një vaksine, testimin e saj të shpejtë për ta patur gati për ciklin tjetër. Përveç kësaj, të kemi një listë barnash që kanë treguar se janë të efektshme dhe të sigurta”.

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton simptoma të buta, si ethe dhe kollë që shërohen për dy deri në tre javë.

Tek disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, ai mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, si pneumoni dhe deri vdekjen.

Koronavirusi i ri vazhdon të përhapet duke sjellë një mbingarkesë në sistemet e kujdesit shëndetësor kudo në botë. /voa/

Next Post
Plas sherri në LDK / Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla largohen nga mbledhja (VIDEO)

Plas sherri në LDK / Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla largohen nga mbledhja (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In