Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën e sotme me një fotografi në një ambient të veçantë, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm për situatën e koronavirusit.
Meta ka publikuar një fotografi nga natyra, teksa thotë se më mirë është që këta kohë t’i kalojmë në natyrë sesa në palestër.
“Më mirë në natyrë, se në palestër! 🏃”, shkruan ai.
Kreu i shtetit Meta ka informuar më herët se qytetarët duhet që të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojnë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve.