• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi/ Mediu: Kjo është një luftë! Qeveria të japë zgjidhje konkrete për qytetarët dhe bizneset

by Java News
20/03/2020 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se në emër të partisë së tij, fton të gjithë qytetarët që të jenë të përgjegjshëm për këtë situatë të paprecedentë.

Mediu më tej thotë se kjo situatë është një luftë, kurse shton se qeveria duhet të japë zgjidhje konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Postimi i Fatmir Mediut:

Të dashur miq!

Në emër të Partisë Republikane, ju ftoj të jemi të gjithë të përgjegjshëm në këtë situatë të paprecedente.

Çdo veprim i yni personal ndikon jo vetëm në jetën tonë, por familjeve tona dhe mbarë shoqërisë.

Liritë që s’do i kishim lejuar kurrë të prekeshin, sot me të drejtë janë kufizuar.

Padyshim që kjo është një luftë dhe në këtë luftë të gjithë kemi përgjegjësitë tona personale.

Duhet të dëgjojmë me vëmendje ate çka thonë mjekët, sidomos thirrja e mjekes shqiptare Selenica në Itali, e cila ishte thirrja e një njeriu që di ç’po ndodh dhe me dashuri i drejtohet gjithsejcilit, si të mbrojë veten dhe të tjerët.

Në Amerikë por dhe në BE nevoja për të shtuar testimet sipas këshillës së Drejtorit të ËHO(testim:testim:testim), është kthyer tashmë një nga elementet e parë për të kontrolluar dhe minimizuar infektimin nga COVID-19. Mosmarrja e masave paraprake dhe bllokimi i eksporteve të ilaçeve dhe materialeve mjekësore nga BE, e vështirëson akoma më shumë situatën.

Prandaj komunikimi i Kryeministrit me çdo vend për ta zgjidhur këtë situatë është emergjencë dhe të mos presim Planin C të Kryeministrit të bazuar në premtimet e Presidentit Erdogan(falënderime për Turqinë për çdo ndihmë që ofron në këto momente të veshtira). Çdo marrëdhënie personale, apo institucionale që i shërben kësaj lufte, duhet kthyer në një plan kombëtar veprimi.

Ndërkohë Qeveria duhet të ndërmarrë veprime dhe të japë zgjidhje konkrete për:

Krijimin e kapaciteteve të nevjoshme mjeksore për menaxhimin e situatës.
1-T’u thotë qytetarëve hapur se sa kapacitete testimi kemi dhe sa duhen. Si do të trajtohen ato që janë jashtë Tiranes dhe sidomos ata të qarqeve të tjera dhe të zonave rurale, në kushtet e rritjes së numrit të të infektuarve.

2-Të tregojë me shifra sa janë kapacietet tona spitalore për të sëmurët, sepse nëse Italia apo Amerika s’e përballon dot, sistemi ynë i dobët shëndetësor do ta ketë të pamundur nese nuk marrim masa.

Cilat janë angazhimet reale për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të testimeve dhe numrit të shtretërve dhe të mos bëjë deklarata për dy apo tre-fishimin e tyre, pa referuar numrin ekzistues që do të dyfishohet apo trefishohet.
4-Resipiratoret janë sot një domosdoshmëri absolute. A ka një studim se sa do duhen në rastet e rritjes së pandemisë?? A mundet të prokurojmë shpejt dhe mundësojmë blerjen e tyre dhe një organizim rajonal të asistences mjekesore për të infektuarit që kanë nevojë??. Përqëndrimi vetëm në Tiranë mund të sillte një kolaps siç janë rastet në Lombardi.

Funksionimin e zinxhirit të prodhimit, shërbimeve dhe tregtisë:
Dje Rama doli me një paketë masash ekonomike.

Mendoj se si në çdo vend tjetër qeveria duhet të veproje në çdo kohe për te ofruar mbeshtetje për biznesin, ekonomine dhe njerezit në nevoje.

Një vlerësim dhe bashkërendim i qëndrimeve ekonomike me të gjithë aktorët politikë, do t’i bënte më të vlefshme masat ekonomike, për të shmagur një krizë të thellë dhe të gjatë ekonomike në vend, duke pasur në konsiderate faktin se kjo pandemi do të zgjasë, dhe vende si Shqipëria, me prodhim fare minimal, që bazën e vet ushqimore dhe mjekesore e siguron nga importi, mund të ndodhet në situata shumë të veshtira në një kohë që qarkullimi i njerëzve është pezulluar dhe qarkullimi i mallrave është ngadalësuar kundrejt çdo parashikimi.

Zgjidhjet që kontribuojnë në lehtësimin e kësaj situate do të ishin:

Koordinimi me kompanitë prodhuese vendase për tu ofruar të gjitha mbeshtetjet e nevojshme fiskale në keto momente të vështira.
Mbështetja e kompanive eksportuese dhe negocimi me vende të ndryshme të lehtësimit të levizjes së tyre në pikat doganore, duke ndenjur me ditë me radhe nëper dogana, pa kuptim, në vende që kanë të njejtin sistem doganor siç janë vendet e BE.
Mbështetja financiare e bizneseve për kostot shtesë për riorganizimin e brendshëm për të përmbushur kërkesat e standarteve mjekësore për mostransmetimin e virusit midis punonjësve, dizinfektimin e ambienteve të biznesit dhe dizinfektuesit e duarve të personave që hyjnë dhe dalin në ambientet e biznesit (zyra, hotele, dyqane, supermarkete, farmaci, etj).
Krijimi i Partneritetit me biznesin. Bashkepunim dhe mbështetje bizneseve që kanë mundësi te ndërpresin prodhimin e zakonshëm dhe të fillojnë prodhimin e materialve dhe paisjeve mbrojtëse mjekësore dhe dezinfektuese;
Monitorimi dhe mbështetja e biznesit për të përmbushur standartet e kërkuara për vazhdimin e veprimtarisë së prodhimit, shërbimit dhe tregtisë.
Mbështetja e fermerëve për vazhdimin e punës dhe kostot e shtuara të bisznesit.
Mbështetja e Qytetarëve;
Garantimi pagesës për të larguarit nga puna apo ato që e kanë të pamundur të punojnë për shkak të krizësës (jo më pak se paga minimale a patatueshme 30 mijë lekë në muaj)
Pagesa ne kohe e pensioneve;
Pagesa e ndihmes ekonomike dhe rritja e saj per blerjen e materialeve higjenizuese.
Mbështetja e Biznesit.
Paketa e ofruar nga qeveria duhet të negociohet me biznesin dhe të jetë e thjeshtë dhe e zbatuehsme për te mundësuar vazhdimin e biznesit dhe shmangur falimentimin e tyre. Ajo duhet të ofrohet në forma të ndryshme:

Ndihme e përkoshme financiare në formën e kredise afatshkurter për vështirësine financiare në pagesat ndaj punonjësve, furnitorëve dhe bankave.
Subvencionim i kredisë afat-shkurter të dhënë më parë nëse situata e izolimit do te vazhdojë gjatë.
Mbeshtetja e bizneseve të vogla me kredi apo subvencione për kompensimin e humbejve nga efektet e krizes;
Garantimi i likuiditetit të sistemit bankar pa kosto shtesë

Next Post
Koronavirusi zbraz qelitë, lirohen 55 të arrestuarit për lojërat e fatit

Koronavirusi zbraz qelitë, lirohen 55 të arrestuarit për lojërat e fatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In