• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi/ Kryeministri Rama: Një nga prindërit duhet të qëndrojë në shtëpi për fëmijët! Pensionet do vinë në shtëpi!

by Java News
10/03/2020 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri u shpreh se ky nuk është rasti që njerëzit të tregohen trima, pasi jemi në një kohë luftë ku duhet të mbrojmë vetën dhe njerëzit e dashur. Ai apeloi që njerëzit të tregohen të përgjegjshëm dhe të zbatojnë të gjitha rregullat në mënyrë që ta luftojmë dhe shmangin sa më shumë përhapjen e koronavirusit. Gjithashtu, kreu i qeverisë dha lajmin se mjekët dhe infermierët në vijnë e parë të frontit të “luftës” ndaj koronavirusit do të paguhen 1000 euro plus në muaj dhe 500 euro plus për sanitaret dhe shoferëve të ambulancave.

Rama ka ftuar edhe opozitën dhe presidentit Ilir Meta që të bashkojnë task forcat dhe ekspertët që të bëjnë një monitorim më të mirë në terren. Një sqarim ka ardhur edhe për akuzat e opozitës  lidhur me maskat ‘e skaduara’, ku bëri me dije se janë dhuratë nga Kanadaja për një OJF shqiptare që nuk i mori pasi nuk pagoi detyrimet ndaj shtetit dhe mbi të gjitha nuk janë të rrezikshme. Për të treguar se to nuk rrezikojnë jetën e askujt, Rama e provoi dhe vetë një maskë të tillë, ndërsa theksoi se këto maska nuk janë dhënë për mjekët që janë në vijnë e parë të frontit në ‘luftën’ ndaj koronavirusit. Në përgjigje të dyndjeve që ka pasur ditëve të fundit në dyqane ushqimore, Rama u tha qytetarëve se është e panevojshme pasi ka furnizime.

Rregullat e reja:

Pension në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate

Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar, dhe në çdo rast distanca nga njeri tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.

Mbyllja për publikun deri në 3 prill të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate, ambiente për argëtimin e të rinvje si qendra sociale, palestra, pishina

Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.

Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.

Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangien e kontaktet të personelit me publikun.

Punëdhënësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes e virusit. Kontakti i tyre me publikun të shmanget nëse shërbimi mund të ofrohet online.

Do të pezullohet përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Pas urdhrit të qeverisë se pensionistëve do u çohet pensioni në shtëpi, pas asnjë kosto zero, ka reaguar edhe Posta Shqiptare e cila ka dhënë detaje se si do të ndodh kjo procedurë.

Të gjitha këto masa merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Zyrat e pensioneve do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë dhe se të gjithë pensionistët duhet të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e sakte dhe kartën e identitetit në kutinë postare pranë zyrës ku tërheqin pensionet.

Ja rregullat që duhet të ndjekin pensionistët për të marrë pensionin e tyre në shtëpi.

  1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
  2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
  3. Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
  4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve. Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes se pensioneve ne shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni.

Next Post
Masat ndaj Koronavirusit/ Manastirliu nxjerr urdhër për çerdhet, kopshtet, shkollat e universitetet

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu i përgjigjet opozitës: Rrethohem nga profesionistë. Turp për Ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike 10-50% të buxhetit mujor

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike 10-50% të buxhetit mujor

February 10, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Sot protesta e PD / Mbi 1500 efektivë në gatishmëri, nga ora 13:00 nis bllokimi i qarkullimit në rrugët e Tiranës

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

February 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

180 vjet burg kundër historise

February 10, 2026
Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

February 10, 2026
Moti për sot me vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot me vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 10, 2026
Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In