Si shkak i përhapjes së virusit, Kina ka marrë vendimin që të ndalojë ceremonitë martesore, ndërsa në funerale do të lejohen vetëm një numër i vogël njerëzish për të parandaluar kështu përhapjen e virusit.
Ceremonitë janë ndaluar rreptësisht në Hubei pasi në këtë qytet është vatra kryesore e shpërthimit të virusit.
Përveç kësaj, të gjithë banorëve u është kërkuar që të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, ndërsa i lejohet vetëm një familjari për të kryer blerjet e domosdoshme.
Epidemia e shkaktuar nga koronavirusi i ardhur nga Kina nuk ndalet. Vetëm dje janë shënuar 46 vdekje të reja. Numri i personave të infektuar është rritur në 11.943, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 259.
Koronavirusi i ri deri tani besohet se ka ardhur nga një treg i prodhimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan, dhe shkencëtarët kanë thënë se me shumë mundësi, virusi ka qënë bartës te lakuriqët dhe gjarpërinjtë dhe më pas ka kaluar te njëriu./