Shumë qytetarë po humbasin vendet e punës në këtë kohë pandemie. A2 CNN raporton se rreth 500 punonjës të një “Call Center” në Durrës janë pushuar nga puna, deri në një vendim të dytë.
Të gjithë punonjësit janë njoftuar me shkrim për shkarkimet, ku kompania ka theksuar nuk ka mundësi të shlyejë rrogat e tyre, ndërkohë që biznesni është mbyllur.
Në shkurtimet e vendeve të punës nuk janë përfshirë vetëm operatorët, por dhe personeli në postet manaxheriale. Po kështu, gjithsej në këtë biznes ishin të punësuar rreth 1200 personatë punësuar, dhe aktulisht janë në punë vetëm 700.