Ka shkuar në 7 340 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi, pas 812 viktimave që u regjistruan në vetëm 24 orë.
Ndërsa numri total i personave të infektuar ka shkuar në 85,195 persona në mbarë Spanjën.
Vendi Iberik është vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi, ku çdo ditë e më tepër po rritet numri i të infektuarëve dhe i viktimave.
Ndërsa sipas asaj që raporton El Pais, Dr. Fernando Simón, drejtor i Qendrës së Alarmit ka rezultuar pozitivë me koronavirus, pas kryerjes së testit të parë.
Ai ka anuluar edhe konferencën për shtyp që kishte parashikuar ditën e sotme. Simone gjithashtu nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e komitetit teknik të qeverisë ditën e sotme dhe në këtë detyrë do ta zëvendësojë Dr. María José Sierra.
Simón ka qenë me simptoma për 24 orë dhe rezultati pozitiv u zbulua mbrëmjen e së dielës.
Ndërkohë me bilancin e lartë që Spanja ka shënuar në javën e fundit, sot është edhe dita e parë e bllokimit të qytetarëve, si edhe janë marrë masa më shtrënguese pasi qeveria ndaloi të gjithë punëtorët nga punët e tyre, duke i urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.
Duke qenë se urdhëri nuk u fut në fuqi prej mbrëmjes së djeshme shumë qytetarë që kanë biznese po bëjnë sot mbylljet e fundit të dyqaneve, restoranteve dhe të gjitha qendrat e tjera ku mblidhen shumë njerëz.
g.kosovari











