Djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç është prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti serb me një postim në Instagram.
Ai shkruan se djali i tij i madh Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.
“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!”, ka shkruar Vuçiç. /e.s/