Zëvendës drejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se koronavirusi do të studiohet gjatë, edhe pas mbarimit të pandemisë.
Ulqinaku thekson se vaksina ndaj Covid-19 është absolutisht efikase. Ai shton se shpresa e njerëzve për kurim pas zbulimit të vaksinës po rritet.
“Koronavirusi do studiohet gjatë. Edhe brenda Europës kemi pamje të ndryshme, brenda Azisë kemi pamje të ndryshme.
Vaksina është absolutisht efikase. Numri i vaksinave po shtohet dhe shpresa e njerëzve po rritet. Ka rënie të qëndrueshme të rasteve kudo në botë.
Duhet që të bëjmë më shumë për shifrat, që të dimë sesa janë infektuar, sa kanë kaluar koronavirusin. Duhet ditur saktë çdo kohë, në mënyrë që edhe masat të jenë më efikase. Në Izrael dhe në Angli njerëzit tregojnë shumë kujdes dhe autoritetet kanë marrë shumë masa”, u shpreh Ulqinaku.
Ne duam që asnjë dozë të mos na shkojë dëm dhe të bëjmë promocion shëndetësor, që sa më shumë indiividë të marrin dozat. Shkalla e refuzimit të vaksinës është thuajse zero.