• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi/ Brataj tregon se kur do të hiqen masat shtrëguese anti-COVID

by
19/04/2021 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata është nën kontroll por për heqjen e masave shtrënguese duhet të zbresë numri i të infektuarve për 100 banorë, ose të arrihet deri në 70% imuniteti i tufës. Kështu u shpreh në Ditari në A2 CNN, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj.

Ai theksoi se nuk do të ketë valë tjetër më të madhe këto që kemi kaluar deri më tani, pavarësisht fushatës elektorale, ku pas 3-4 javësh do të shihen pasojat.

“Indikatorët për të hequr gjithë masat e bllokimit, së pari është imuniteti i tufës që duhet të arrijnë 60-70% që besoj se nuk ka arritur deri më tani. Duhet të bjerë nën 100 numri  të infektuarve për 100 banorë. Idealja do të jetë të bjerë në 50-60 për 100 banorë, atëherë nuk ka nevojë për masa shtrënguese. Ka 2-3 javë që fushata po i mbledh njerëzit gjithandej dhe pas 3-4 javësh vjen dëmi që ke bërë . Jam i bindur  që nuk do ketë valë më të madhe se ato që kaluam”.

Dy ditët  e fundit pohon, Brataj ka patur fluks të thirrjeve në urgjencën e kryeqytetit, por shumica lidhen me vaksinën, ku kërkohet ndihmë edhe për efektet anësore. Ai thekson se mund të prekehs nga virusi edhe kur sapo ke bërë vaksinën.

“Dy ditët e fundit në urgjencë po rriteshin thirrjet, por shumë kërkesa janë për vaksinat si edhe efektet anësore. Kërkojnë ndihmë kur kanë efekte anësore.  Se ka njerëz të paqartë që nëse kanë një problem shëndetësor e lidhin me vaksinën. Nuk përjashtohet mundësia që sapo ke bërë vaksinën të biesh në kontakt me virusin”.

Brataj u shpreh se Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, por edhe Gjirokastra thotë ai ka numrin më të lartë për 100 banorë, ku ndikoi ardhja e emigrantëve, po kështu edhe Korça. Dhe kjo sipas Brataj çoi në marrjen e vendimit për karantinimin e të gjithë shtetasve të ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, për shkak të rritjes së infektimeve në këto vende.

Ai u shpreh optimist se me rritjen e numrit të vaksinimeve kjo pandemi do të kalojë dhe do të na çojë drejt një jete normale. Ndërsa sa i takon dozës së tretë të vaksinës, ai thotë se kjo është e lidhur me mutacionet e virusi, ku nuk përjashton mundësinë e shfaqjes së ndonjë mutacioni vitin e ardhshëm, por thotë se qëllimi i vaksinimit është shmangia e spitaleve dhe vdekjeve.

“Janë gati 700 mijë vaksina dhe jam sh optimist se numri i vaksinimeve kalimi i kësaj sëmundjeje do të na çojë drejt një jete normale. Puna e dozës së tretë është lidhur me mutacionet e virusit, për këto variante këto vaksiana kanë dhënë efekt dhe prodhuesit po i mendojnë këto gjëra. Dhe duke pasur infrastrukturën e prodhimit të tyre. Nuk përjashtohet mundëisa e një mutacioni të ri vitin tjetër. Nuk flasim që do zhduket çdo gjë, qëllimi është shmangia e spitaleve dhe shmangia e  humbjes së jetëve”.

Sipas Bratajt në mbajtjen e situatës nën kontroll janë masat që mori Shqipëria, ku aktualisht janë vetëm dy spitale në dispozicion të të sëmurëve me Covid dhe nuk u aktivizuan skenarët e tjerë.

Për fat të mirë situata është e qetë nën kontroll. Kjo është gjëja më e rëndësishme, por asnjëherë nuk është faktor i vetëm janë disa tregues. Që nga marrja e respektimi i masave mjetet që kemi në dispozicion dhe këto kanë ardhur si rezultat i një pune 1 vjeçare, Shqipëria zgjodhi rrugën e fortë të bllokimit dhe koha do na japë të drejtë. Vera favorizoi më së miri këtë situatë, e kaluan shumë njerëz në verë këtë situatë dhe në vjeshtë me uljen e temperaturave pati valën e nëntorit ku u morën masat për kalimin e shkollës online dhe fundi i vitit na gjeti me shtrëngimin e masave, por pati fluks njerëzish për festat dhe Shqipëria nuk ka pasur lockdown si vendet e tjera por që ishin më të ashpra dhe më të mbyllura gjatës ditës. Ndikoi shumë orari i darkës që është ora sociale për të rinjtë, mbyllja e shkollave dhe aktivitete ku kishte grumbullim. Sot jemi me dy spitale në dispozicion dhe skenarët e tjerë nuk u aktivizuan. Menaxhimi ishte mëse i duhur”./ b.h

Next Post
Rama në Kukës: Më mungon sot vëllai im Hashim Thaçi, ja pse aeroporti u quajt “Zayed”

Rama: Autori në pranga sa më shpejt, politizimi po aq i keq. Basha të jetë me mua për drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In