Shqetësimi i drejtë i sipërmarrjeve private lidhur me marrëdhëniet e tyre me sektorin bankar po adresohet në një dokument të përbashkët, që Kryeministri Rama dhe Guveratori i Bankës së Shqipërisë do ta firmosin sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat.
Sipas Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla çdo masë e marrë prej qeverisë deri më tani po jep rezultate konkrete, pasi siç thekson ai “çdo masë po merret në kohën e duhur, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë”.
Më tej teksa publikon një video ironike, ku shfaqet kreu i PD-së, Lulzim Basha duke fjetur gjumë, Balla shprehet se kjo është një luftë që duhet fituar dhe Shqipëria🇦🇱 e shqiptarët👐🏼🌹 do të dalin më të mirë.
/a.r











