Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë është rritur me 514 brenda një dite të vetme, pasi situata në vend përkeqësohet me shpejtësi.
Shifrat zyrtare tregojnë se 2,696 njerëz kanë vdekur në vend dhe afro 40,000 janë infektuar.
Rreth 5.400 punonjës të kujdesit shëndetësor janë ndër ato raste të konfirmuara.
Spanja është vendi më i prekur në Evropë pas Italisë, i cili ka regjistruar më shumë se 6.000 vdekje deri më tani, raporton BBC.
Ndërsa rastet ishin kryesisht të përqendruara në Madrid, Kataloni dhe Vendin Bask, numri i infeksionit po rritet në rajone të tjera.
“Ende ka njerëz të papërgjegjshëm, siç janë pacientët e shtruar në spital që kanë lënë spitalet pa u shëruar”, paralajmëroi Policia Kombëtare, të martën.
g.kosovari