Një shqiptar është arrestuar nga policia greke e Korfuzit i kapur me dy çanta me drogë.
Bëhet fjalë për 18 kilogramë e 860 gramë të zbuluar këtë të mërkurë nga policia.
Lënda narkotike ishte e ndarë dy çanta, ndërkohë që u zbulua në një zonë të pyllëzuar pranë bregdetit.
Një shqiptar i moshës 29-vjeçare u arrestua nga policia, ndërsa dy të tjerë me moshë 19 dhe 20 vjeç, janë shpallur në kërkim.
Detaje lidhur me operacionin dhe identitetin e shqiptarëve nuk bëhen me dije, për shkak se çështja është ende nën hetim.
/a.r