Kapet shqiptari që vrau gruan greke dhe përdhunoi vajzën e saj
Një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar në Korfuz të Greqisë pas 1 viti arrati. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur akuzohet për vrasje dhe përdhunim.
Sipas CNN grek, shqiptari një vit më parë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij greke, 57-vjeçare, si edhe ka përdhunuar vajzën e saj, 27 vjeçe.
Ai është arrestuar pranë pikës kufitare të Mavromatit, nga ku po tentonte të arratisej nga Greqia. M këto dy krime, shqiptari rrezikon dënim me burgim të përjetshëm.
Panorama/d.i.