Edhe kjo është e bukur në vazhdën e çudirave të Koresë. Koreja e Veriut e ka hedhur poshtë ofertën e Donald Trumpit për ta takuar liderin e saj Kim Jong-un dhe e ka përshkruar atë si “propagandë” dhe të “pakuptimtë”.
The Telegraph shkruan se i nominuari i supozuar republikan për President të ShBA-së, Donald Trump, tha së fundmi gjatë një interviste me Reuters në Nju Jork se ai nuk do të kishte problem të bisedonte me Kim Jong-un, transmeton Gazeta Express.
Por, kritiket shpejt reaguan duke thënë se Koreja Veriore do të ishte e shpejt në portretizimin e çfarëdo takimi si fitore për qëndrimin e tyre të fortë për armët bërthamore dhe raketat baltike me qitje të largët, si dhe si shërbim për ta legjitimuar udhëheqjen shtypëse të Kimit. (b.an)