• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koreja e Veriut “provokim të armatosur”, Këshilli i Sigurimit mblidhet urgjent

by Java News
13/02/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Koreja e Veriut tha se ka testuar “me sukses” një raketë balistike, me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, çfarë bëri që Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia të kërkojnë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan KCNA tha se raketa Pukguksong-2 është një lloj i ri i armës strategjike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore.

KCNA tha se raketa është hedhur më 12 shkurt, “qëllimisht në një kënd më të gjerë, duke marrë në konsideratë sigurinë e vendeve fqinje”. Sipas agjencisë, udhëheqësi Kim Jong Un ka qenë i parnishëm dhe ka udhëzuar nisjen.

“Kim shprehu kënaqësi të madhe për posedimin e një tjetër mjeti të fuqishëm bërthamor, i cili i shton fuqinë vendit”, citoi agjencia KCNA.

Phenjani nuk e ka fshehur dëshirën për të zhvilluar armë bërthamore dhe ka kryer dy prova atomike dhe disa teste raketore vitin e kaluar. Një zyrtar i misionit amerikan në Kombet e Bashkuara tha se SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, për të diskutuar situatën.

Misioni i Ukrainës, i cili mban presidencën e Këshillit, tha se takimi do të mbahet sot, në orën 17:00, sipas kohës lokale. Tensionet janë rritur në Gadishullin Korean, prejse Kim, muajin e kaluar, tha se vendi është afër testimit të një rakete balistike interkontinentale. Zyrtarët amerkanë thanë se kanë gjurmuar provën dhe se nuk paraqet rrezik për SHBA-në.

Testimi i raketës në fundjavë ka qenë i pari i tillë nga Koreja e Veriut prejse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë detyrën dhe është parë si sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Trumpit.

Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, javën e kaluar, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Koreja e Veriut do ta ketë “përgjigjen e duhur”. Ai po ashtu rikonfirmoi planet për të ndërtuar një sistem të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut. Rezolutat e Kombeve të Bashkuara i ndalojnë Koresë së Veriut të kryejë prova me raketa balistike, me qëllim parandalimin e saj që të bëhet fuqi e plotë bërthamore.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se prova raketore është “provokim i armatosur”, ndërsa Ministria e Jashtme jugkoreane tha se “provokimet e vazhdueshme të Veriut tregojnë për natyrën iracionale të regjimit të Kim Jong Unit dhe fiksimin maniak të tij për zhvillimin bërthamor”. Prova e së dielës është dënuar fuqishëm edhe nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.

ma.me

Next Post
Detajet e arratisjes së Edison Pulës/ Furgoni i policisë me derën hapur…. polici po rregullonte shallin

Tiranë, 22 vjeçari përplas me makinë burrë e grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In